Lajmet

Prezantohet aplikacioni PayPal për orët inteligjente

Jul 5 2014
0 Shpërndarje
Prezantohet aplikacioni PayPal për orët inteligjente

Paypal-for-Samsung-Gear-2-Tizen-Released-1-326x159Pas një kohe të gjatë pritjeje më në fund që të hidhej në treg aplikacioni i faqes Paypal për orët inteligjente me sistem operimi Tizen të kompanisë Samsung. Ky aplikacion në fillim do të prezantohej tek konferenca MWC në muajin shkurt, por nuk ndodhi kështu.

Në qoftë se ju përdorni Gear 2 ose Gear 2 Neo, mund të shkarkoni aplikacionin Paypal për orën tuaj inteligjente tek Gear Manager. Ky aplikacion fillimisht nuk do të jetë i gatshëm për të gjitha rajonet anembanë botës, por me kalimin e kohës do të shpërndahet në të gjithë globin për përdorim. Aplikacioni i PayPal do të paraqitet në versionin 1.40.

Funksionet kryesore që kryen ky aplikacion janë blerja online, pranimi i ofertave, njoftimi mbi blerjet si dhe ju mundëson menaxhimin e profilit tuaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>