Harduer

Prezantohet HTC One Mini: ekran 4.3-inç, procesor 1.4GHz

Jul 19 2013
0 Shpërndarje
Prezantohet HTC One Mini: ekran 4.3-inç, procesor 1.4GHz

Pas shumë e shumë thashethemesh, zbulimesh apo lajmërimesh të zbehta, HTC ka prezantuar më në fund HTC One Mini, versionin e vogël të HTC One me Android.

Ashtu siç pritej, HTC One Mini ka ekran 720p, 4-3 inç, procesor dual-core, 1.4GHz Snapdragon, 1GB DDR2 RAM, 16 GB hapësirë, dhe kamerë HTC UltraPixel.

Smartfoni ka suport për LTE (ose 4G), bateria është 1800mAh one dhe në bazë të llogaritjeve të kompanisë ofron 20.7 orë kohë bisede në GSM (13.3 orë për WCDMA).

Në total, HTC One Mini – i përbërë nga një mbështjellëse alumini, është dukshëm më pak i fuqishëm se “vëllai i madh”, HTC One, i cili ka dyfishin e RAM-it, më tepër hapësirë kujtese (32/64GB) dhe CPU 1.7GHz, quad-core.

Gjithsesi, ai mund të jetë mjaft i mirë për këdo që është fans i HTC dhe dëshiron një version më pak të shtrenjtë të një prej smartfonëve më të mirë me Android në treg.

HTC One Mini do të jetë i disponueshëm në disa tregje duke filluar nga gushti, ndërsa në gjithë botën do të dalë në shitje në shtator. (PCWorld Albanian)

HTC One mini

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>