Harduer

Prezantohet Motorola Atrix HD

Jul 6 2012
0 Shpërndarje
Prezantohet Motorola Atrix HD

Motorola në Ueb faqet e veta prezantoi pajisjen e re të bazuar në Android, me emrin Atrix HD.

Bëhet fjalë për modelin me ekran “Colorboost” 4.5 inçësh, rezolucion 1280 x 720 pikselë me mbështjelljen Gorilla Glass që e mbron nga gërvishtjet. Puna e kësaj pajisje mundësohet nga procesori dybërthamësh me fuqi prej 1,5 GHz në kombinim me 1 GB RAM memorje.

Kamera e pasme e këtij celulari është 8 mega pikselë e cila mund të regjistroj video në formatin HD, dhe sjellë ngjyra vibruese dhe imazhe të mprehta, kurse kamera e përparme është 1.3 mega pikselë.

Poashtu ky celular është i pajisur me portin për kartela të memorjes microSD, ka kapacitet të baterisë 1780 mAh, HDMI, Bluetoth 4.0 dhe GPS/aGPS.

Sistemi operativ në këtë pajisje është, natyrisht, Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

E gjithë kjo është e bukur dhe e shkëlqyeshme, por do të jetë edhe më mirë kur Androidët e Motorola-s të lansohen edhe në tregun shqiptar, i cili deri tani ka qenë i anashkaluar në hark të gjerë.

Në këtë prezantim nuk u tha asgjë rreth çmimit të kësaj pajisjeje, e poashtu nuk u bë e ditur as data e lansimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>