Lajmet

Prezantohet PopJam, rrjeti social për fëmijët e moshave 7-12 vjeç

Jul 5 2014
0 Shpërndarje
Prezantohet PopJam, rrjeti social për fëmijët e moshave 7-12 vjeç

popjam-1Kompania teknologjike me qendër në Londër, Mind Candy, dëshiron që të bashkojë në rrjetet sociale edhe fëmijët e moshës 7-12 vjeç me një shërbim të ri të quajtur PopJam. Aplikacioni do të jetë i gatshëm për përdorim që ditën e sotme.

PopJam është përshkruar nga kompania Mind Candy si një komunitet kreativ dhe një vend ku fëmijët mund të shpërndajnë krijimet e tyre artistike. Ky aplikacion është shumë i ngjashëm me Instagram. Përdoruesit e vegjël do të kenë të mundur të ndjekin shokët e tyre, të pëlqejnë si dhe të shpërndajnë foto të njëri-tjetrit.

Aplikacioni PopJam në fakt ka qenë pjesë e App Store dhe Google Play që më përpara, por me emrin “JellyChat”. Ditën e sotme PopJam u prezantua në mënyrë zyrtare si produkt përfundimtar. Në momentin që bëhet fjalë mbi një aplikacion për fëmijë gjëja e pare që të vjen ndër mend është se sa i sigurtë është.

Kompania Mind Candy shprehet nëpërmjet menaxheres operative Laura Higgins se siguria do të jetë një ndër prioritetet e kompanisë. Ajo siguron se ky aplikacion do të jetë si një “gardh” i mbrojtur ku fëmijët mund të sillen dhe të veprojnë lirshëm si fëmijë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>