Lajmet

Prezantohet shërbimi për pagesat në sektorin publik nëpërmjet telefonit celular

May 12 2014
0 Shpërndarje
Prezantohet shërbimi për pagesat në sektorin publik nëpërmjet telefonit celular

1897854_565659676885100_4897987877451453913_nNë kuadër të “Javës së Inovacionit”, organizuar nga ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, është mbajtur takimi i radhës në qendrën Protik. Pikërisht sot në ambientet e kësaj qendre është prezantuar projekti “Inovacioni për Pagesat e Shërbimeve Publike”, e në mënyrë më specifike pagesat nëpërmjet telefonit celular”. 

Shoqëria MPAY ka prezantuar shërbimin e mësipërm me të njëjtin emër në bashkëpunim me bankat Raiffeisen Bank dhe Societe Generale Albania, si dhe me operatorët e telefonisë celulare Vodafone Albania dhe Eagle Mobile. Shërbimi MPAY aktivizohet pa pagesë në çdo degë të bankave partnere të sipërpërmendura dhe përdorimi i shërbimit është falas. Në këtë prezantim morën pjesë: ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, administratori i MPAY, Ludovic Laventure, përfaqësuesja nga CEZ Shpërndarje, Eni Çarçani, etj.

10325202_565659696885098_8386235881223018893_nGjithashtu në kuadër të “Javës së Inovacionit”, për tre dite me radhë duke filluar nga sot do të organizohet edhe aktiviteti School Career Event, i cili do të startojë në të gjithë ambientet e universiteteve publike në rang kombëtar. Çdo universitet në ambientet e laboratorëve të tij do të prezantojë me broshura, fletëpalosje, prezantime vizive, programet e studimit, eksperiencat pozitive të aktiviteteve që ofrohen në ambientet e këtyre universiteteve, lidhjet me bizneset dhe mundësitë reale që studentët mund të përfitojnë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>