Harduer

Prezantohet smartfoni i parë Acer, Liquid Z2

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Prezantohet smartfoni i parë Acer, Liquid Z2

Acer prezantoi telefonin e tij të ri në Kongresin Botëror Mobil. Në terma të përgjithshëm, telefonët dhe tabletët e prezantuar në Kongresin Botëror Mobil në 2012 kanë afërsisht të njëjtë faktorë përbërës, të njëjta veçori e karakteristika dhe të njëjta ambjente përdoruesish.

Bërësit e telefonëve jamë më të interesuar në nxitjen e veçorive të telefonëve dhe tabletëve të tyre drejt modeleve me çmime të ulta, me nivele të ndryshme suksesi. Edhe telefoni Acer Liquid Z2 është po ky rast.

Liquid Z punon me sistemin operativ Android Jelly Bean i përdorur në telefonë edhe më të shtrenjtë, ka një procesor të vetëm 1GHz që lufton në përshtatjen me ndryshimet e sistemit operativ. Ekrani me prekje 3.5 inç duket i shumëngjyrshëm, por reagimi ndaj gjesteve duket i ngadalshëm.

Ekrani ballor përmban një etiketë të quajtur “Quick Mode”, që po ta prekësh të çon në një faqe të thjeshtë që përmban aplikimet dhe paramtrat që përdor më shpesh. Ju nuk mund të dilni jasht kësaj faqes “Quick Mode”duke shtypyr botonin Home në fund të telefonit gjë që është e vjetër.

Telefoni do të ketë një kamera 3-5 Megapixel. Edhe funksionalitetet që ofron kamera janë bazike pa ndonjë veçori të madhe. Shkrimi në telefon është i thjeshtë. Si në orientimin horizontal dhe në atë vertikal. Ka një madhësi të vogël dhe e lëmuar anash, gjithashtu ka një peshë goxha të vogël që nuk e gjen tek telefonët e tjerë më të shtrenjtë. Hapësira e jashtme ka përmbajtje plastike.

Telefoni do të dal në shitje në Europë si fillim e pastaj në Angli dhe Amerikë. Çmimet akoma nuk kanë dalë, por mendohet që me shumë gjasa të ketë një çmim prej 150 $ pa kontratë. (PCWorld Albanian)

Acer Liquid Z2

Lajmet e fundit>