Lajmet

Prezantohet softueri që lejon kalimin e përdoruesve të XP në versionet e reja të Windows-it

Mar 4 2014
0 Shpërndarje
Prezantohet softueri që lejon kalimin e përdoruesve të XP në versionet e reja të Windows-it

Microsoft-645x250Me përfundimin e mbështetjes së Microsoft-it për Windows XP, kompania ka lançuar një softuer falas dizenjuar për të lehtësuar punën e përdoruesve gjatë kalimit në një version më të ri të Windows-it.

I prezantuar në një postim në blog, softueri PCmover Express, një produkt në bashkëpunim me Laplink, dhe njëkohësisht një version falas i softuerit të saj me pagesë PCmover – do të migrojë të dhënat dhe cilësimet e përdoruesit nga pajisja Windows XP në pajisjen e re Windows 7, Windows 8 ose Windows 8.1.

Ky softuer do të kopjojë të dhënat tuaja, muzikën, videot, e-mail-et, profilet e përdoruesit dhe cilësimet nga kompjuteri juaj i vjetër përmes rrjetit tuaj në punë ose shtëpi, dhe gjithashtu ju lejon që të përzgjidhni specifikisht çfarë doni të ruani dhe çfarë nuk doni.

Softueri do të jetë i gatshëm për shkarkim në gjuhën angleze këtë javë përmes WindowsXP.com. Më vonë gjatë muajit mars, do të jetë i disponueshëm në gjuhën frënge, gjermane, italiane, japoneze dhe spanjolle.

Me vonë do të jetë edhe në gjuhet, koreane, kineze, ruse dhe portugeze, por që nuk është saktësuar. Për tu siguruar se nuk do të harroni që Windows XP i përket të shkuarës, duke filluar nga 8 marsi përdoruesit që kanë versionin Home dhe Professional të XP do të paralajmërohen përmes njoftimeve në desktopin e tyre për t’iu kujtuar se mbështetja për XP është duke përfunduar. Dhe 8 prilli, është data kur mbështetja për XP skadon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>