Lajmet

Prezantohet studimin mbi “Abuzimin me Teknologjinë e Informacionit për Qëllime Korruptive”

Nov 27 2014
0 Shpërndarje
Prezantohet studimin mbi “Abuzimin me Teknologjinë e Informacionit për Qëllime Korruptive”

14-11-26-03-13-43big_coverMinistri i Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe Shkolla Rajonale e Administratës Publike kanë publikuar studimin krahasues rajonal mbi “Abuzimin me Teknologjinë e informacionit për Qëllime Korruptive” ku janë përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky studim u publikua ga Ministri i Inovacionit dhe Administratës Publike të Shqipërisë, Milena Harito së bashku me përfaqësuesit e lartë të Shkollës Rajonale të Administratës Publike dhe drejtoreshën e kabinetit të Ministrisë së Shtetit për çështjet vendore, Eridana Cani.

Në kuadër të këtij studimi janë përcaktuar dhe analizuar raste specifike ku individë të ndryshëm shfrytëzojnë pikat e dobëta në strukturat e Teknologjisë për përfitime personale. Sipas studimit në fjalë shumica e këtyre personave janë identifikuar dhe janë lënë në dorë të ekspertëve. Ministrja Harito theksoi se për të reduktuar këto raste, po implementohet teknologjia e informacionit në të gjitha fushat, kryesisht tek shërbimet publike. Me anë të këtij implementimi parashikohet një zhvillim i ekonomisë, ulje e kostos dhe mbi të gjitha rritjen e transparencës. Si shembull të kësaj teknologjie mund të përmendim aplikimin online për vendet vakante në administratën publike.

Ministrja Harito deklaroi se “dixhitalizimi i shërbimeve është një proces që do ta bëjë pjesë administratën të një epoke të re lulëzimi. Qeveria Shqiptare është e ndërgjegjshme se korrupsioni është një plagë e rëndë e shoqërisë tonë ndaj po merr masat e duhura për ta luftuar atë. Për këtë do të ndihmojë dhe mbështetja nga BE dhe bashkëpunimet brenda rajonit”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>