Harduer

Prezantohet teknologjia e ekranit fleksibël që mbështjell pjesët anësore të smartfonëve

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
Prezantohet teknologjia e ekranit fleksibël që mbështjell pjesët anësore të smartfonëve

Kompania Atmel ka prezantuar në Kongresin Ndërkombëtar të pajisjeve mobile një teknologji të re për ekranet e smartfonëve dhe tabletëve që me shumë mundësi do të jetë teknologjia e së ardhmes.

Kjo teknologji ka për synim prodhimin e ekraneve fleksibël me prekje që do të mbështjellin edhe pjesët anësore të telefonit. Për të krijuar një ide sa më të qartë kompania demonstroi një tablet që punonte me një ekran të tillë.

Krijuesit e aplikacioneve do të duhet të rimendojnë zhvillimin e tyre pasi do të duhet që përmbajtja të shihet jo vetëm në pjesen kryesore të ekranit, por edhe në pjesët anësore të një smartfoni apo tebleti.

Zhvilluesi i aplikacionit mund të vendosë krijimin e disa butonave aktivë në anë të pajisjes pasi dhe aty do të mund të funksionojë prekja.

Në qoftë se teknologjia do të funksionojë si duhet dhe do të ketë sukses Amtel është e bindur se do të ndryshojë rrenjësisht mënyrën e prodhimit të pajisjeve mobile.

Polytron do të prodhojë këtë vit smartfona xhami

Të shohim nëse në kongresin e ardhshëm do të kemi vërtet një produkt të tillë të mirëfilltë. (PCWorld Albanian)

Atmel screen

Tags >

ekran
Lajmet e fundit>