Harduer

Prezantohet zyrtarisht BlackBerry Motion me ekran 5.5 inç dhe bateri 4,000 mAh

Oct 8 2017
0 Shpërndarje
Prej mëse 12 muajsh BlackBerry është shkëputuar nga prodhimi i harduerit për tu fokusuar vetëm në siguri dhe softuerë biznesi. Prezantohet zyrtarisht BlackBerry Motion me ekran 5.5 inç dhe bateri 4,000 mAh

Telefoni i dytë BlackBerry nën hijen e TCL i pajisur vetëm me ekran me prekje, BlackBerry Motion, debutoi ditën e sotme në shfaqjen elektronike të Dubai dy ditë pasi insajderi i industrisë Evan Blass na dha një foto të tij.

Telefoni i ri ka ekran 5.5 inç Full HD, 4GB RAM dhe bateri 4,000 mAh me teknologjinë Quick Charge 3.0. Motion, i cili u prezantua në GITEX 2017, ka certifikimin IP67 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit.

Ai vjen si pasues i KeyOne, telefoni të parë fryt i një marrëveshjeje licencimi mes BlackBerry dhe TCL.

Prej mëse 12 muajsh BlackBerry është shkëputuar nga prodhimi i harduerit për tu fokusuar vetëm në siguri dhe softuerë biznesi.

Nga ana tjetër TCL shquhet për televizorët dhe telefonët buxhetorë dhe shpreson të fitojë popullaritet duke ju bashkuar familjes së BlackBerry.

Telefoni pritet të kushtojë rreth 460 dollar dhe del në shitje gjatë këtij tre mujorit të fundit të vitit. Detajet e tjera të telefonit ngelen enigmë ndërsa llogari në Twitter e BBMobile ka filluar të publikojë foto zyrtare. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>