Harduer

Prezantohet zyrtarisht pajisja HTC Butterfly

Dec 7 2012
0 Shpërndarje
Prezantohet zyrtarisht pajisja HTC Butterfly

Deluxe, Droid DNA, M7? Pas një muaji thashetheme dhe emërtime të mundshme, më në fund spekulimeve u erdhi fundi.

HTC prezantoi zyrtarisht pajisjen e saj 5 inçësh me emrin HTC Butterfly, që përfaqëson versionin e modelit internacional GSM të cilët më parë ishin lajmëruar për tregun japonez dhe amerikan.

HTC Butterfly është pajisje me ekran 5 inç 1080p S-LCD3 (Gorilla Glass), me procesor katër bërthamësh 1,5 GHz Qualcomm Snapdragon S4 Pro APQ8064 të cilit i ndihmon GPU-ja Adreno 320.

Ka RAM prej 2 GB, 16 GB memorie interne, kamerën prej 8 MP dhe baterinë prej 2020 mAh.

Pajisja ka edhe hapësirën për memorie kartelë microSD deri në 32 GB. Dimensionet e kësaj pajisje janë 143 x 75 x 9.08 mm, kurse peshon 140 gram.

Sistemi operativ që punon në HTC Butterfly është Android 4.1 Jelly Bean.

Tani për tani nuk ka informacione rreth çmimit dhe datës së daljes në shitje.(PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>