Lajmet

“Prezi” iu mundëson krijimin e prezantimeve mbresëlënëse për biznesin tuaj

Mar 16 2013
0 Shpërndarje
“Prezi” iu mundëson krijimin e prezantimeve mbresëlënëse për biznesin tuaj

preziËshtë shumë e rëndësishme që prezantimet për një temë të caktuar të jenë interesante dhe tërheqëse jo vetëm nga përmbajtja, por edhe nga ana estetike apo vizuale. Në disa raste mund të ndodhë që vëmendja e audiencës të shkëputet pasi prezantimi me PowerPoint është në përgjithësi statik.

Një program i sugjeruar për të qenë sa më interaktiv me audiencën është “Prezi”. Ky mjet prezantimesh krijon animacione atraktive të mrekullueshme që me mjete të zakonshme do të kërkonin disa javë dhe shumë para për t’u përgatitur nga profesionistët.

“Prezi” nuk është një aplikacion i ri, pasi ka qenë në qarkullim prej kohësh, por së fundmi i është shtuar një shërbim i ri i audios. Tani është e mundur që të vendosni muzikë në sfond, zërin e një personi të regjistruar për të shoqëruar prezantimin ose tinguj të shkurtër gjatë kalimit nga një pjesë tek tjetra. Sigurisht në rastet kur ju preferoni të prezantoni gjithçka vetë ky opsion nuk është i nevojshëm.

Për më tepër “Prezi” ofrohet edhe në versionin për iPad, gjithashtu prezantimet e këtij formati suportohen nga iPhone-ët. Kjo u mundëson përdoruesve të shohin dhe të krijojnë aplikacione edhe kur janë në lëvizje. Sigurimi i tyre është pa pagesë vetëm opsioni i përditësimit kushton 59 $ në vit.

Rritni produktivitetin e punëtorëve tuaj me DeskTime

Për të krijuar një ide më të qartë për mundësitë e prezantimeve fantastike që ofron “Prezi” do të ishte mirë që të shihnit ndonjë shembull on line. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>