Softuer

Prince of Persia me pjesë të re në vitin 2010

Dec 4 2009
0 Shpërndarje
Prince of Persia me pjesë të re në vitin 2010

Një muaj pasi raportet e pakonfirmuara tregonin sinjale se një pjesë e re e lojës Prince of Persia është në punime, Ubisoft ka dalë edhe zyrtarisht për të konfirmuar çdo gjë. Ubisoft ka bërë të ditur gjatë kësaj jave se në majin e ardhshëm do të paraqitet Prince of Persia: The Forgotten Sands për konzola të paspecifikuara dhe për pajisje të dorës. Megjithëse nuk janë ofruar shumë detaje, paralajmërimi shpalosi se loja do të shënoj një rikthim në ngjarjen që ka filluar rilansimin e suksesshëm në vitin 2003 të serisë, Prine of Persia: The Sands of Time.

Data e lansimit të Prince of Persia: The Forgotten Sands nuk është zgjedhur rëndom. Loja do të paraqitet në muajin e njëjtë sikurse filmi me buxhet të madh, Prince of Persia: The Sands of Time, që bazohet në emrin origjinal të lojës. Premiera e filmit të adoptuar që kap vlerën 200 milion dollarë do të bëhet me 28 maj në SHBA dhe me 27 maj në Britani të Madhe.

Ubisoft gjithashtu ka treguar entuziasmin e saj më herët gjatë këtij muaji, ku Yves Guillemot pati deklaruar se versioni filmik i kësaj loje do të mund të korr më shumë sukses sesa trilogjia Priates of the Caribbean.

Ubisoft ka shprehur dëshirën për të hyrë në linjën e prodhimit të filmave dhe ka vendosur themelet e saja duke blerë markën Tom Clancy dhe Hybride, që janë studiot e efekteve prapa filmave si Watchmen dhe 300. Më herët gjatë këtij muaji, kjo kompani ka paraqitur një film të metrazhit të shkurt, që inspirohet nga Assassin’s Creed II.

“Trailer” i filmit “Prince of Persia: Sands of Time”

Lajmet e fundit>