Lajmet

Princi Saudit investon 250 milion dollarë në Snapchat

Aug 8 2018
0 Shpërndarje
Bin Talal ka investuar edhe në Twitter, JD.com dhe Lyft Princi Saudit investon 250 milion dollarë në Snapchat

Princi Saudit Alwaleed Bin Talal tha se kishte blerë 2.3% të Snap, kompanisë pas aplikacionit Snapchat.

Ditën e Marte ai bëri të ditur një investim 250 milion dollarësh me një kosto prej 11 dollar për aksion.

Fillimisht ai u takua me CEO Evan Spiegel e mëpas me Imran Khan, shefi strategjik të kompanisë. Të dy vizituan Riadin ditën e djeshme.

“Snapchat është një prej platformave të medias sociale më inovative në botë dhe besoj se kjo që ka bërë deri më sot është vetëm fillimi,” u shpreh Talal.

Ky i fundit ka investuar edhe në Twitter, JD.com dhe Lyft. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>