Vëzhgim

Printer i vogël portativ PS910 nga PlanOn

Jan 9 2009
0 Shpërndarje
Printer i vogël portativ PS910 nga PlanOn

altPrintStik PS910 nga PlanOn me peshë më pak se 1 kg është jashtëzakonisht i vogël, po të marrim parasysh se mund të printojë një faqe me madhësi letter 8.5 me 11 inç. Është vetëm 1 inç i gjerë, 2 inç i lartë dhe 11 inç i gjatë.

Është paramenduar për printim nga laptopët me Windows apo nga telefonat e mençur BlackBerry. Në kërkimin e vet për sa më shumë lëvizshmëri, PrintStik sakrifikon shumë.

Mund të printojë vetëm faqe njëngjyrëshe në letër normale. PrintStik është i përshtatshëm për printime të shpejta në rrugë, si për shembull dokumente draft për ndryshim çmimesh, çmimet për konsumatorët apo drejtimet për udhëtime. Por cilësia e ulët e printimit në PrintStik e bën çmimin prej 300$ shumë të lartë. Për shumë më pak para, mund të blini një printer portativ që nxjerr printime si të një printeri desktop.

 

Lajmet e fundit>