Harduer

Printerët 3D dalin në shitje nga Staples

May 4 2013
0 Shpërndarje
Printerët 3D dalin në shitje nga Staples

Printer 3DTë premten, shitësi online Staples filloi shitjen e Cube 3D printer për 1300 $ duke u bërë shitësi i parë i printerëve 3D. Gjithsesi deri në qershor ekzistojnë një numër i kufizuar printerësh për shitje.

Printeri “The Cube” i bërë nga sisteme 3D, mund të krijojë njësi deri në 5.5 inç në çdo dimension, duke përdorur fishekë plastikë ABS dhe PLA në 16 ngjyra.

Staples gjithashtu do të shesë edhe mjete mbështetëse si stabilizues dhe fishekë. Karakteristika të tjera përfshijë lidhjet me anë të rrjetit pa tela, suporte dhe deri në 25 tip dizajnësh falas.

Kjo është gjenerata e dytë e printerëve të Sistemeve 3D, që janë 1.5 herë më të shpejtë se modeli origjinal. Printerët 3D përdoren për të krijuar skulptura apo mokete për produkte të tjera si edhe në rastin e smartfonave.

Normalisht që ekziston shumë vend për përmirësime në këto printerë 3D. Një kompani e quajtur BotObject ka prezantuar printerin e saj të parë me ngjyra të plota.

Edhe pse shitja e printerëve 3D në një shitës gjigandë mund mos ta kthej atë në një fenomen, Staples mund ta ndryshoj konceptin se si demonstrohen këto printerë në dyqane. (PCWorld Albanian)

Tags >

printer
Lajmet e fundit>