Analiza

Printerët multifunksionalë, dëshirë apo nevojë?

Nov 25 2009
0 Shpërndarje
Printerët multifunksionalë, dëshirë apo nevojë?

Gjithë këto mbushin tavolinat apo ngushtojnë ambientin e punës ku ata punojnë, për të mos llogaritur koston e shpenzimeve, e cila arrin, për një zyrë, nga 600 deri 1100 €, në fazën e përmbushjes së nevojave, duke mos llogaritur ngjyrat, që së paku duhet të ndërrohen në bazë të volumit të shtypit, që arrin përafërsisht  200 euro në muaj. Të gjitha këto krijojnë shpenzime të mëdha për një kompani.

HP gjithmonë mendon për t’i zgjidhur problemet e klientit, ndaj ka lançuar në treg produktin e quajtur MFP (Multi Function Printer), i cili është i kombinuar me printim, skanim, fotokopjim dhe dërgim faksi, të gjitha në një vend. Me e rëndësishme e gjithë kësaj është që ky produktin përmban në vete ADF (Automatic Document Feeder), që mundëson skanim të shpejtë të faqeve me volum, kopjim si dhe dërgim faksi.
Printeri laser është konsideruar nga shumë klientë më i përshtatshëm se sa printerët me teknologjinë Ink.

  • Toneri laser nuk ndot, si bojërat ink
  • Printeri laser është më i lehtë për tu mirëmbajtur
  • Tonerti laser nuk thahet si kutitë e bojës ink

HP LaserJet MFP janë dizajnuar për bizneset që kanë nevojë për përdorim të lehtë.
HP LaserJet MFP, në linjë të printerëve sigurojnë funksionalitetin e konsoliduar, për të  lehtësuar përdorimin dhe menaxhimin e shtypin me një cilësi të lartë nga ana e klientit .
Në vazhdën e printerëve MFP që ofron HP, në treg ka lançuar produktet e Kategorisë Mono LaserJet dhe Color LaserJet.
Për grupet e vogla të punës me linjën e produkteve MFP, HP u mundëson konsumatorëve të biznesit të vogël të kursejnë hapësirë, kohë dhe para, duke siguruar ekipit eksperiencë që përfshin: përdorim i thjeshtë, instalimin i lehtë, funksionalitet të shkëlqyer, kosto të ulët për mirëmbajtje, shtyp kualitativ, kopje me një sy të shpejtë dhe me cilësi.

Ndryshe nga konkurrentët, HP ofron dhe siguron klientët shtyp  të shpejtë, shtyp me cilësi më të mirë, me kosto të ulët për faqe dhe lehtësim për përdorim për grupe të vogla dhe të mëdha pune.
Përparësia e produkteve HP LaserJet MFP rezulton me punën e tyre në rrjet, që mundëson një kyçje në grupe të vogla pune dhe në një kyçje vetjake në printer, pa varësinë e një PC-je. Pra, porti RJ-45 i integruar në printer, rrit edhe më tepër shpejtësinë dhe funksionalitetin. Për një shtyp të lartë, kosto të ulët dhe, të gjitha në një vend.
Për më tepër informacion vizitoni faqen zyrtare të HP www.hp.com

Lajmet e fundit>