Lajmet

Printerët shumë funksional ofrojnë më shumë për çmimin që kanë

Jun 1 2009
0 Shpërndarje
Printerët shumë funksional ofrojnë më shumë për çmimin që kanë

Edhe nëse keni 100 € apo 400 € për të shpenzuar, edhe nëse dëshironi një pajisje të thjeshtë apo të komplikuar, mund të gjeni një printer inkjet shumëfunksional.

 

Produktet e reja që kemi testuar ilustrojnë më së miri mundësitë që sot janë në treg. Canon Pixma MP620, me çmim 150 €, ofron tipare dhe mundësi mbresëlënëse për çmimin që ka, duke përfshirë kualitetin e qartësisë së tekstit, sirtarin për 150 fletë dhe lidhjen Wi-Fi dhe ethernet.
 
Epson Artisan 800 me çmim 300 €, synon majat me opsione me class, ku përfshihet ekrani i madh i panelit të kontrollit i ndjeshëm në prekje, si dhe mekanizmi për printimin e CD/DVD-ve, që shfaqet nga porti i përparmë. Mund të zgjidhni opsionin photo në panelin e kontrollit, duke zgjedhur shtresat e caktuara ose madhësi të ndryshme brenda një faqeje. Mund të krijoni edhe kartolina. Një alternativë tjetër është printimi i një tabele me indeksin e fotografive, e cila ju lejon të zgjidhni fotografitë që dëshironi të printoni, duke i rrumbullakosur ato e duke futur fletën në skaner.
 
Opsioni i printimit të fotografive po bëhet standard në inkjet dhe PMF (Printer Multi Funksional). Shumica e modeleve kanë portin për karta multimediale që pranojnë shumicën e formateve kryesore. Për letër më të hollë, disa kanë një shtrat të dedikuar, zakonisht një më i vogël, i shtuar te shtrati kryesor, si e ka modeli Artisan 800, ose një vend të veçantë si te MP620.
Shumë prej modeleve ofrojnë funksionin për shtypjen e fotografive pa përdorur PC. Ekranet LCD me ngjyra në printer ju lejojnë të shikoni dhe veproni me fotografitë shumë lehtë.
 
Në shqyrtimin e ndonjë modeli, keni parasysh kapacitetin e mbajtjes së letrës. Përdoruesit shtëpiakë ose studentët mund të jenë të kënaqur me rreth 100 faqe. Një zyrë në shtëpi ose zyrë e vogël duhet të kërkojë një printer me kapacitet prej 200 e më shumë fletë, që mund të gjendet në Canon MP620 dhe MX700 (e zgjedhur si Oferta më e mirë për këtë muaj).
Harxhim i bojës ka rëndësinë e vet. Nëse shtypni pak, mbushjet me kapacitet të ulët (rreth 200 faqe) mund të jenë të mjaftueshme edhe pse kostoja për printimin e një faqeje është më e lartë. Në të kundërt kërkoni ndonjë model që përdor mbushje me kapacitet të lartë. HP Photosmart C5280 (në vendin e katërt në tabelë) ofron të dy llojet dhe dallimi në kosto është i dukshëm.
 
Automatic document feeder (ADF) është i domosdoshëm nëse skanoni dokumente të gjatë; por nëse nuk ju kujtohet se kur keni dërguar faksin e fundit, merrni një printer që ofron sa më shumë opsione që t’i keni për çdo rast. Edhe me një printer multifunksional, mund të keni shumë opsione.
 
Kosto e ultë, printim i mirë
 
Canon Pixma MP620 ka kapacitet dhe lidhshmëri të mjaftueshme. Megjithse dizajni i tij ka disa mangësi, në përgjithësi ky printer paraqet një ofertë të mirë, veçanërisht për ndonjë shtëpi të ngarkuar ose përdorim shkollor.
 
Paneli i kontrollit zëvendëson pullat me një rrotë që kalon përmes opsioneve që shfaqen në ekranin 2.5-inç LCD. Pullat tjera janë etiketuar shumë qartë dhe janë të lehta për t’i përdorur. USB, ethernet dhe Wi-Fi janëstandarde. Ju duhet vetëm një adaptor 50-dollarësh për Bluetooth. Dy portet e kartave pranojnë pothuaj të gjitha llojet e kartave. Porti Pict-Bridge pranon vetëm pajisjet e Canon.
 
Printeri ofron dy shtretër me vend për 150 fletë. Njëri për letër të zakonshme, ndërsa tjetri për letër më të madhe ose më të trashë. Fatkeqësisht, në pajisjen time testuese, përdorimi i pjesës së përparme vertikale për vendosjen e letrës shkaktoi tërheqje dhe përzierje të letrave, të cilën e kam përsëritur disa herë aksidentalisht. Makina nuk ka opsionin ADF dhe mundësinë për dyprintim.
 
Modeli MP620 ka performuar mjaft mirë në testet tona. Ka prodhuar 7.6 faqe në minutë vetëm me tekst dhe 2.2 fpm me grafika. Pigmenti i ngjyrës së zezë gjeneron shkronja të zeza të forta që duken mjaft qartë.
 
Në grafikat me ngjyrë printeri përdor të ngjyrën e zezë të dytë, si dhe cyan, magenta dhe yellow. Kemi parë pak si shumë ngjyrë ë verdhë në disa shembuj të grafikave që kemi printuar. Ngjyrat e lëkurës dukeshin më të portokallta në letër dhe pak më të verdha në letrën e fotografive të Canon. Përkundër kësaj dhe disa grimcave, fotografitë dukeshin realiste dhe natyrale. Testet e skanimit dhe kopjimit kanë treguar rezultate të mira gjithashtu.
 
Deri në këtë kohë, Canon nuk ka publikuar produktin me pesë mbushje. Printerë të tjerë të ngjashëm nga Canon kanë kosto të arsyeshme gjithashtu.
 
Instalimi i Canon kishte disa mangësi këtë herë. Udhëzimi për instalimin e printerit kishte një rrjedhë konfuze, e cila më shumë bën dëm se sa e përmirëson procesin. Përkundër kësaj, kategorizimi më i mirë se mesatarja në sondazhin tonë Serioziteti dhe Shërbimi jep shenja për një eksperiencë të mirë me këtë printer.
 
PMF i përshtatshëm për foto
 
Epson Artisan 800 ka shumë opsione joshëse për fotografi. Është i shtrenjtë, por ia vlen të provohet, veçanërisht nga adhuruesit e fotografisë.
 
Ka një ekran LCD të panelit të kontrollit 7.8 inç, të ndjeshëm në prekje. Përdorimi i menyve është i lehtë, por numri i madh i opsioneve më ka detyruar të bëj njëanalizë të hollësishme. Dy portet multimediale pranojnë formate të ndryshme; pajisja ka gjithashtu edhe portin PictBridge.
 
Opsioni që duhet veçuar është mekanizmi për printimin e CD/DVD-ve. Më pëlqen dizajni i tij më shumë se ai që HP ka në modelet si C5280.
 
Në testet tona, pajisja e Epson shtypi faqet me tekst me shpejtësi mbresëlënëse, prej 9.8 fpm dhe 5.4 fpm për faqet me grafika.
 
Duke marrë parasysh mundësinë e Artisan 800 për printimin e fotografive, nuk do të duhej të isha befasuar që kualiteti ishte më i mirë në letër fotografie se sa në letër të thjeshtë. Por duke ditur që printeri përdor gjashtë ngjyra të ndryshme, do të duhej të ofronte një paletë më të gjerë ngjyrash, por u dëshpërova nga rezultatet e dobta. Shembujt në letrën e thjeshtë ishin të zbehtë dhe me pika. Në letrën e fotografive të Epson, ngjyrat kalonin në ngjyrë rozë në disa raste, por përgjithësisht dukeshin natyrale. Skanimet ishin të mira dhe kopjet dukeshin të paqarta. Boja është jashtëzakonisht e shtrenjtë.
 
Vendosja e letrës nganjëherë është e bezdisshme. Shtrati për 30 fletë për letrën e fotografisë gjendet në pjesën e sipërme të shtratit për letrat e zakonshme. Shtrati i daljes së fotografive prej 50 fletësh del nga shtrati i letrës së fotografive. Mbushja e shtratit të letrës së zakonshme është e komplikuar; duhet të tërhiqni një pjesë shtesë të jashtme, të rrëshqisni dhe tërhiqni shtratin e fotografive, të rregulloni gjerësinë e fletëve dhe pastaj ta vendosni në vendin e vet. Fatmirësisht, ADF për 30 fletë është i lehtë në përdorim.
 
Shumë prej udhëzimeve janë të mira, por nuk mbulojnë disa nga opsionet e Artisan 800. Megjithëse fotokopjimi automatik kërkon një pjesë shtesë prej 30 €, mund të zgjidhni këtë opsion te driverat që janë disi konfuzë.
 
Artisan 800 ofron aq shumë, sa që do të harroni se keni pasur ndonjë problem me të. Përdoruesit e biznesit mund të përshtaten më mirë me Canon Pixma MX7600 (i dyti në tabelën tonë), ose me një nga PMFEpson Workforce (të cilët do t’i testojmë në të ardhmen).
           
Konkurrentët tjerë
 
Tri modele të reja që kemi testuar nuk janë futur në tabelë. Mundësia për printim në formate të gjëra, kapaciteti i madh i vendosjes së letrave dhe ngjyrat jo të shtrenjta të Brother MFC-5890CN, me çmim 200 €, e rrisin potencialin e një zyre të vogël pa pasur nevojë të grabisni ndonjë bankë për ta blerë. Printimi i 5.7 fpm, për faqe me tekst dhe 2.4 fpm për faqet me grafika, është afërsisht njësoj me printerët e tjerë në grup. Së paku rezultati i printimit ishte i kënaqshëm, ashtu si dhe shembujt për kopjim dhe skanim.
 
Modeli kompakt MFC-790CW nga Brother me çmim 180 € ofron opsione të mira për çmimin që ka. Lidhja me Wi-Fi është standarde. Ekrani LCD i ndjeshëm në prekje, 4.2 inç, është i lehtë për t’u përdorur. Slotet për karta të memories, porti PictBridge dhe shtrati për vendosjen e letrës së fotografive ju inkurajon të printoni foto. Hapja apo përshtatja e kartave të memories kërkon disa manovra, por problemi kryesor i kësaj pajisje është shpejtësia e ngadalshme. Printeri shtypi me tekst për 3.9 fpm. Në faqet me grafika u tregua më i mirë me 2.4 fpm. Kualiteti i shtypit nuk e kompensonte pritjen e gjatë.
Lexmark X4650, me çmim 130 €, la përshtypje të mira në fillim, duke nxjerrë 11 faqe për minutë për faqet me tekst, që është më shpejt se të gjithë PMF në listën tonë. Shembujt me tekst ishin më të zinj se sa duhej dhe të dredhuar. Në faqet me grafika u ul produktiviteti në 1.3 fpm. Faqet me fotografi dukeshin të zbehta, veçanërisht në letër të thjeshtë, por në përgjithësi ishin mjaft të këndshme dhe të detajuara. Testimi i skanimit me ngjyra doli i errët, derisa skanimet një ngjyrëshe ishin shumë të zbehta. Kopjet ishin pak të vrazhda. Printeri ka mungesë të opsioneve dhe kostoja për printim për faqe është e lartë.

 

Lajmet e fundit>