Harduer

Printeri 50 dollarësh i Canon ofron shumë për çmimin që ka

Aug 12 2008
0 Shpërndarje
Printeri 50 dollarësh i Canon ofron shumë për çmimin që ka

Modelit Pixma iP2600 i bashkohen edhe dy kushërinj nga familja Canon në Top 5-shën tonë. Të gjithë kanë dhënë një performancë më të mirë se mesatarja. Dy modele tjera të lira të testuara nuk kanë arritur të hyjnë në këtë klasifikim. Stylus C120 i Epson që kushton 70$ meriton lëvdata për shpejtësinë e printimit. 15.1 fpm (faqe për minutë) për printim teksti dhe deri në 6.2 fpm për printim grafikash. Por para se të shtypni romanin tuaj në këtë printer, kini parasysh se printimi në letër të thjeshtë është pak i zbardhuar dhe jo aq i qartë. Do t’ju duhet letër e mirë për të arritur rezultate më të mira.Modeli Z2420 i Lexmark që kushton 80$ ka Wi-Fi të integruar, është shumë i përshtatshëm për përdoruesit dhe instalohet lehtë. Cilësia mesatare e printimit dhe shpejtësia e bëjnë të vështir t’ia rekomandoni dikujt si printer tëvetëm, por do të ishte një printer i dytë i mirë për printim fotografish.

Ndërkohë, çmimi prej 399$ për modelin HP Officejet Pro K8600dn ka luajtur rol në vendosjen jashtë tabelës të këtij modeli, por ai ka atë çka zyrave u duhet, shpejtësi, ngjyra të lira, dhe duplex automatik (printim në dy anë). Gjithashtu ofron mundësi të printimit të grafikave, që zgjerohen më shumë se madhësia e letrës standarde. Pse të blini një printer të vjetër të thjeshtë, kur mund të blini një printer shumëfunksional me çmim të njëjtë? Printerat MFP (multifunksionalë) ofrojnë mundësi të shumta. Nëse ju duhet të bëni kopje, apo të skanoni dokumente e t’i dërgoni me e-mail, do ballafaqoheni me një panel kontrolli shumë të komplikuar. Por për të ulur shpenzimet, teknologjia e printimit tek MFP mund të jetë më pak efikase se tek printerat standard. Ndaj nëse printoni shumë, mos shikoni numrin e funksioneve për të kursyer pak të holla.

 

Lajmet e fundit>