Harduer

Printeri iBox Nano 3D është pothuajse aq i lirë sa është dhe i vogël

Nov 4 2014
0 Shpërndarje
Printeri iBox Nano 3D është pothuajse aq i lirë sa është dhe i vogël

65a2abecc5f95852becf896a79815cdf_largeKohët e fundit kemi parë shumë printer 3D, por ky që po ju prezantojmë është më i vogli prej tyre. Ai quhet iBox Nano dhe nuk është vetëm më i vogli dhe më i lehti, por edhe më i përballueshmi për sa i përket çmimit.

Në mënyrë që të jetë sa më praktik dhe i vogël, prodhuesit kanë përdorur LEDs në vend të llambave DLP për dritë dhe material akrilik për pjesët e trupit dhe skeletit. ibox Nano ka përmasa 4x3x8 inç dhe peshon vetëm 3 pound. Investitorët mendojnë se ky printer do të jetë i suksesshëm pasi edhe ata që blejnë një printer 3D normal printojnë gjëra të vogla ndaj iBox Nano do të jetë perfekti. Për më tepër me të mund të printosh pa qenë nevoja të instalosh një softuerë, gjithçka punon përmes Wi-Fi dhe shfletuesit tuaj. Madje mund të printoni direkt nga pajisjet iOS dhe Android.

Ndër gjërat që iBox Nano mund të printojë janë gurë shahu, unaza, zbukurime të vogla etj. Dhe e gjithë kjo pajisje kaq e domosdoshme dhe efikase mund të blihet vetëm për 269 dollarë, një çmim tepër i leverdishëm, apo jo?! (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>