Biznes

Printeri Konica Minolta një zgjedhje e mirë për dyqanet e vogla

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Printeri Konica Minolta një zgjedhje e mirë për dyqanet e vogla

Kjo e bën këtë printer një zgjedhje të mirë, veçanërisht për zyra apo grupe pune të vegjël. Në testet tona laboratorike, Magicolor 4650EN arriti një shpejtësi mesatare prej 23,1 faqesh për minutë për printim vetëm tekst dhe 3, 9 f/minutë në printimin e grafikëve. Mostrat e printimit të teksteve ishin të zeza dhe të pastra.

Grafikët ishin të detajuar, por fotot u printuan me një përhimje të lehtë të verdhë, e cila shpesh bëhej e bezdisshme. Sirtari kryesor 250-fletësh i letrës, del shkarazi në shina nga printeri, por nuk shkëputet plotësisht. Kjo mbështetje ekstra ndoshta e rrit qëndrueshmërinë e komponentit. Ndonëse madhësia e lejuar 8,5 me 14-inch e letrës është më pak e përdorshme sesa letra standarde 8,5 me 11-inch, u habitëm që sirtari kryesor i printerit pranonte vetëm formatin e dytë. Për të printuar në letër legal-size duhet të ngarkosh sirtarin ndihmës 100-fletësh, që është i dizenjuar bukur ose të investosh në një ushqyes opsional 500-fletësh, që kushton 255 dollarë. Një njësi e përafërt Magicolor 4650 DN, përfshin printim dyanësh (duplex) dhe kushtonte 799 dollarë në kohën që po shkruhej ky shkrim. Ekrani LCD monokrom me katër linja ndriçohet nga pas për të qenë më lehtë i lexueshëm. Pavarësisht se butoni dy-funksional për navigimin e menyve dhe për selektimin e një elementi mund të jetë disi i ngatërruar, etiketa të qarta emërojnë të dy funksionet. Nga ana tjetër nënmenytë kanë tipare të shumta dhe janë të organizuara mjaft mirë. Printeri shitet zakonisht me një kapacitet boje për 3000 faqe, për çdo ngjyrë.

Bojërat zëvendësuese të rendimentit më të lartë (8000 faqe për pako boje) arrijnë një kosto të arsyeshme prej 1,4 cent për faqe të zezë dhe 2,1 për faqe me ngjyrë. Zëvendësimet e bojës me rendiment 4000 faqe janë gjithashtu të disponueshme.

Lajmet e fundit>