Harduer

Printimi 3D ndihmon kirurgët spanjollë që të shpëtojnë nga kanceri një 5 vjeçar

Jul 4 2014
0 Shpërndarje
Printimi 3D ndihmon kirurgët spanjollë që të shpëtojnë nga kanceri një 5 vjeçar

surgeryNjë procedurë e kirurgjisë praktike në një tumor të printuar 3D ka ndihmuar kirurgët që me sukses ta largojnë tumorin e vërtetë nga një fëmijë pesë vjeçar nga Spanja. Djali ishte diagnostikuar me neuroblastoma, që është një formë e zakonshme e kancerit në fëmijë që paraqitet përreth stomakut. Për shkak të lokacioneve të këtyre llojeve të tumoreve, largimi i tyre kërkon shkathtësi të shumta për të mos e prerë një arterie dhe për të mos e vendosur në rrezik jetën e pacientit. Pas dy përpjekjeve pa sukses për ta larguar tumorin nga fëmija, ai dukej i paoperueshëm.

“Ne provuam ndërhyrjen dy herë, por ne dështuam sepse nuk mundëm t’i qasemi, tha kirurgu kryesori operacionit, Jaume Mora në një konferencë për shtyp gjatë të mërkurës. “Në vend të dorëzimit, ne provuam ta gjejmë një zgjidhje.” Mora dhe skuadra e tij në Spitalin San Joan de Deu në Barcelonë shkuan në Fondacionin CIM në Universitetin Politeknik të Katalonisë për të krijuar një version të replikuar të tumorit të fëmijës për ta përsosur teknikën e tyre përpara ndërhyrjes kirurgjikale.

Skuadra përdori një printer 3D të shumë materialeve për të printuar arterie të trashura dhe organe që rrethonin një rrëshirë të butë, të tejdukshme në mënyrë që ata të mund të praktikonin largimin e tumorit pa dëmtuar organet e brendshme të djaloshit. Ata po ashtu ndërtuan një version pa tumor të fëmijës për të parë se si duket sapo të jetë larguar kanceri.

Pas kryerjes së një praktike për një javë e gjysmë përpara ndërhyrjes së planifikuar, kirurgët me sukses e larguan tumorin nga trupi i fëmijës. Dhe ata janë të lumtur që me sukses e kanë larguar tumorin nga trupi i djaloshit. Dhe janë të lumtur që raportojnë që ata presin që ai të rikuperohet tërësisht pa pasur nevojë për ndërhyrje shtesë. Në fakt, skuadra dhe spitali ishin aq të mahnitura me mënyrën se si ndodhi procedura, sa që ata kanë përgatitur modele të printuara me 3D për dy pacientë të tjerë.

Ky rast paraqet herën e parë që një organ i printuar me një printer 3D është përdorur me sukses për ta simuluar një ndërhyrje kirurgjikale, ndonëse sigurisht që nuk do të jetë i fundit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>