Lajmet

Prioriteti i ri i Facebook, videot

Dec 15 2017
0 Shpërndarje
Një sistem kompleks radhitjeje vendos se cilat postime përdoruesit do të shohin të parët. Prioriteti i ri i Facebook, videot

Facebook tha ditën e Enjte se do të promovonte akoma edhe më shumë videot në “News Feed” në mënyrë që të ngjallte më shumë interes tek përdoruesit dhe konkurrojë drejtpërdrejtë me Youtube.

Rrjeti social tha gjithashtu se do të përmirësonte reklamat që shfaqen brenda videove.

Facebook News Feed, i cili përbëhet nga postimet e miqve dhe bizneseve, është gjëja e parë që 2.1 miliard përdoruesit hasin sapo hapin aplikacionin mobil apo uebsajtin.

Një sistem kompleks radhitjeje vendos se cilat postime përdoruesit do të shohin të parët.

Vitin e fundit rrjeti social ktheu fokusin drejt videos duke investuar më shumë. Në Gusht krijoi një shërbim të quajtur Watch me përmbajtje nga Vox dhe Discovery Communications.

Me përditësimin e radhës përdoruesit me shumë gjasa do të shohin më shumë video në News Feed.

Që nga viti i ardhshëm Facebook do të testojë reklamat në fillim të videove të njohura edhe si “pre-roll,” diçka që rrjeti social e ka shmangur në të kaluarën. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>