Blog

Prishtina cicëron…

Jun 4 2011
0 Shpërndarje
Prishtina cicëron…

Jo nuk ishte konferencë e mbajtur në ndonjë hotel të “zbukuruar” të Prishtinës, e as nuk erdhi ndonjë Ministër për ta prerë shiritin e për të folur për zhvillimin e “hovshëm” teknologjik të Kosovës, por ishte një takim shumë miqësor mes disa prej përdoruesve shqiptar të Twitter’it. 

Sigurisht një pjesë e madhe e atyre që po lexojnë këta rreshti e dinë se çka është e për çka shërben, dhe disa të tillë do të ishin të pranishëm me gjithë qejf në takim, por për ata që nuk ishin aty dhe pë të tjerët që ju intereson se çka ndodhi, kam disa gjëra për t’ju thënë. Ishte gjë shumë kreative. 

Paramendoni të ulur në një tavolinë Kushtrim Xhaklin, një prej ndërmarrësve më të suksesshëm të rajonit tonë, Milot Shalën një prej zhvilluesve të parë për Symbian dhe momentalisht inxhinier softuerik pranë një kompanie prestigjioze Evropiane, Betim Drenicën Chief Technology Officer pranë Appdec e gjithashtu edhe njohës shumë i mirë i produkteve të Microsoft, Valon Sopin një dizajner i jashtëzakonshëm pranë BoldUnderline, Gent Thaçiin aktivistin e njohur nga FLOSSK, Valon Canhasin një njeri shumë aktiv në industrinë e teknologjisë informative në Kosovë, Alket Rexhepin zhvillues pranë kompanisë kreative Frakton e Fatos Morinën gazetarë pranë PCWorld Albanian, dhe natyrisht mua, duke diskutuar . 

Vetëm shikoni profilet e secilit prej këtyre dhe do të jeni edhe ju të pajtimit që çka do që të ketë ndodhur ka qenë pozitive. Ka pasur diskutime për Open Source vs Closed, për Startup’s, për përhapjen e shpejtë të lajmeve, për zhvillimin e aplikacioneve, për përdorimin e sistemeve operative, për rrjetet sociale, e shumë e shumë tema tjera, të cilat realisht kanë qenë më produktive dhe më bashkëvepruese sesa të organizohej një konferencë me ligjërues që flasin pa ndërprerë, para një audience që asnjëherë nuk bënë me kokë në shenjë pohimi apo mohimi të asaj që po thuhet. 

Vetë natyra e këtyre diskutimeve dhe temave të trajtuara, më shtynë që të shkruaj këtë koment, për të treguar se brenda thjeshtësisë ekziston bukuria, dhe brenda një gjëje të organizuar në mënyrë aq spontane doli diçka aq shumë interesante për të gjithë pjesëmarrësit. 

Twitter’in medoemos e përdornim të gjithë që ishim të pranishëm, dhe 99% ishin përcjellës të njëri tjetrit, kështu që përveç njohjes virtuale disa prej nesh u njoftuan edhe në realitet, dhe kjo ishte një gjë tjetër pozitive që rezultoi gjatë TweetUp’it.  Fatkeqësisht nga Twitter tani po e shoh se ka pasur të tillë që kanë ardhur, por nuk kanë arritur të njohin dikë dhe janë larguar, megjithatë shpresojmë se në takimet e radhës nuk do të ketë telashe të këtilla dhe do të të marrin pjesë një numër edhe më i madh i njerëzve.

Lajmet e fundit>