Lajmet

PrishtinaBuses.info, lansohet zyrtarisht nesër

Jan 11 2012
0 Shpërndarje
PrishtinaBuses.info, lansohet zyrtarisht nesër

Projekti i realizuar nga të rinjë, kryesisht anëtarë të Shoqatës për Softuer të Lirë dhe të Hapur – FLOSSK, ka arritur që të sjellë në jetë një harët të linjave të autobusëve që qarkullojnë nëpër Prishtinë duke përfshirë oraret, çmimet, detajet mbi rrugën që ndjekin, etj. 

Duke u kthyer sërish në komentin tonë “atë që nuk e bënë komunarët” po e bëjnë disa të rinj, PrishtinaBuses.info është në vete një hartë me informacione mbi linjat e autobusëve në Prishtinë që mund të jetë e shfrytëzueshme si për qytetarët e Kosovës por edhe për ata të huajt që vijnë për qëllime të ndryshme në Kosovë.

Udhëheqësit e projektit, nën përkrahjen e pasjijeve GPS kanë arritur të përcjellin linjat e autobusëve dhe t’i importojnë pikat në hartat përkatëse elektronike në PC, ndërsa informacionet mbi oraret e nisjes, çmimet e gjërat tjera janë marrë edhe nën përkrahjen e vet shoferëve e asistentëve të linjave përkatëse të Trafikut Urban të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ende nuk e ka listuar ueb faqen www.prishtinabuses.info në kuadër të ueb faqes së saj, ndërsa kërkesa e atyre që zhvilluan projektin e përkrahur nga Uniceff Innovations Lab është valide për komunarët. “I kemi njoftuar por nuk kemi marr përgjigje” pati deklaruar kohë më parë Altin Ukshini, njëri prej pjesëmarrësve në projekt në kuadër të një intervsite për Klan Kosova TV. 

Për të kuptuar më shumë në lidhje me ngjarjen e nesërme që fillon prej ores 18:00 në zyret e Uniceff Innovations Lab në Prishtinë, klikoni këtu për detajet eventit në Facebook. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>