Lajmet

Pritet që Apple të lançojë versionin iOS 8.1.3 javën që vjen

Jan 12 2015
0 Shpërndarje
Pritet që Apple të lançojë versionin iOS 8.1.3 javën që vjen

Moment debilApple thuhet se do të sjellë përditësimin e saj më të ri të sistemit operativ javën që vjen sipas disa burime “familjare” me kompaninë. Ky përditësim pritet të korrigjojë disa nga problemet para se të vijë një përditësim i ri kryesor 8.2. Akoma nuk dihet nëse versioni i ri do të testohet fillimisht para se të bëhet i disponueshëm për publikun.

Sipas një raporti nga BGR pritet që Apple ta lançojë iOS 8.1.3 ditën e martë ose të mërkurën e javës që vjen. MacRumors gjithashtu ka konfirmuar të njëjtën gjë duke shtuar se përditësimi është bërë i disponueshëm për disa punonjës të mërkurën që shkoi. Kjo gjë shpjegon dhe trafikun e ditëve të fundit në pajisjet iOS. Kompania tradicionalisht nuk i teston këto përditësime kaq të vogla ndaj nuk do të surprizohemi nëqoftëse iOS 8.1.3 bëhet i disponueshëm direkt për publikun. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>