Lajmet

Pritet rikthimi i butonin Start në Windows Blue

Apr 17 2013
0 Shpërndarje
Pritet rikthimi i butonin Start në Windows Blue

Përmirësimi më i fundit nga Microsoft-i për sistemin e tij operativ vjen për Windows Blue dhe përfshin riprezantimin e butonit klasik të Start.

Me nxjerrjen e Windows 8, Microsoft-i rrezikoi me një ndërfaqe të ndryshuar radikalisht. Ekrani fillestar i Windows 8 i përshtatur për ekranet me prekje, është një përgjigje për shtimin e pajisjeve mobile dhe uljes së shitjeve të kompjuterëve desktop.

Që nga nxjerrja e Windows 8, shumë smartfonë dhe tabletë me këtë sistem operativ janë lançuar, duke përfshirë edhe modelet nga HTC, Samsung, Nokia.

Këto pajisje me Windows 8 kanë fituar treg muajt e fundit, sidomos në tregjet ndërkombëtare.

Pritet që Windows Blue të ofrojë një opsion të dyfishtë të ndezjes së kompjuterit, ku mund ta kalojë ndërfaqen e Windows 8 dhe të kalojë direkt ekrani kryesor me butonin e Start.

Ky përmirësim mund ti tërheqë përdoruesit që nuk po punojnë me Windows në pajisjet me prekje.

Microsoft-i që nga nxjerrja e Windows 8 në gushtin e kaluar po monitoron me kujdes ecurinë e sistemit operativ dhe madje ky zgjerim i Windows Blue do ti japë informacione mbi ecurinë edhe nëse versioni për desktop do të vazhdojë punën e tij edhe më vonë. (PCWorld Albanian)

windows blu

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>