Harduer

Pritet së shpejti: seria e re e kartelave grafike nga ATi

Aug 19 2009
0 Shpërndarje
Pritet së shpejti: seria e re e kartelave grafike nga ATi

Lufta midis AMD dhe nVidia i ngjan ne këtë fazë një loje strategjike thashethemesh. ATi ka deklaruar se do të prezantojë më 10 Shtator, familjen e re elitare të procesotëve të sajë grafikë. Pak gjëra janë të sigurta deri tani, dhe mbase deri më 9 Shtator. Emri i koduar i familjes është Evergreen dhe të gjithë procesorët do jenë të ndërtuar në 40nm nga TSMC, ashtu si HD4770 aktualisht.

Furtuna e spekullimeve dhe thashethemeve në internet ka kohë që gjëmon. të rejat e fundit janë se procesorët grafikë mund të përdorin një bus prej 384 bitësh në vend të atij 256 bit që kanë përdorur dy seritë e fundit. Memoria DDR5 e përdorur në to duket se ka arritur në 1.25GHz për një shpejtësi marramendëse efektive prej 5GHz.

Asnjë ide e qartë nuk egziston ndërkohë mbi strategjinë e paketimit; do zhvillohen kartelat grafike me dy procesorë, apo ka mundësi për një përbindësh me katër të tillë (dy paketa çift). Microsoft ka deklaruar prej kohësh se Direct X 11 do sjelli avantazhe jo vetëm në lojrat, por edhe në shpejtimin e vetë sistemit të ri operativ, Windows 7.

Data e hedhjes në treg pritet të jetë pas asajë të Windows 7 (22 Tetor), por nga eksperiencat e mëparëshme, do jetë e vështirë për AMD të mbajë larg rafteve një produkt të tillë për më shumë se një muaj, sidomos në kushtet e konkurencës zero nga nVidia.

Për ata që kishin ndër mend të shpenzonin rreth 150 euro mbi një kartelë grafike këshilla është të presin; me debutimet e produkteve të reja ka gjithmonë më shumë performancë për të njejtin çmim.

 

Lajmet e fundit>