Lajmet

Pritet të nxirret në treg një seri tjetër e lojës “Hitman”

May 30 2014
0 Shpërndarje
Pritet të nxirret në treg një seri tjetër e lojës “Hitman”

AirportRender_Absolute_Final-660x320“Hitman Absolution” është një ndër lojërat e cila la përshtypjet më të mira tek përdoruesit, që në nxjerrjen në treg. Pritet që drejtuesit dhe programuesit e kompanisë IO të japin një deklaratë rreth një postimi në forumet online të lojës ” Hitman” për nxjerrjen në treg të një tjetër serie të kësaj loje. Zëdhënësit e kompanisë IO i drejtuan një letër të hapur fansave të “Hitman” se do të nxirret në treg një seri tjetër e lojërave “Hitman”.

Qëllimi kryesor i kësaj loje është përdorimi I fantazisë dhe i një numri të shumtë mjetesh për të realizuar objektivat që jepen. Sipas një këshille nga admiruesit e kësaj loje, kompania IO do të heqë nga loja përdorimin e “magic pockets”. Admiruesit dhe mbështetësit e kësaj loje e kanë përshëndetur këtë veprim nga ana e kompanisë. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>