Lajmet

Pritet ulje tarifash të telefonisë mobile në Shqipëri

Aug 20 2010
0 Shpërndarje
Pritet ulje tarifash të telefonisë mobile në Shqipëri

Sipas z. Isakaj, hyrja e operatorit të katërt celular, në muajin shtator, pritet të sjellë uljen e mëtejshme të tarifave të telefonisë mobile. Ai thekson se çmimet do të jenë edhe më të ulëta sesa krahasuar me vendet tjera të rajonit

Përveç kësaj në prononcimin e bërë për TV Klan, z. Isakaj theksoi se do të ketë edhe një ulje tjetër të tarifave të telefonisë mobile në muajin janar të vitit 2011, sepse në atë periudhë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare do të ulë tarifën e interkonjeksionit me 15 për qind.

Gjithashtu është propozuar nga AKEP që deri në shtator të vitit 2013, tarifat të ulen në rreth 60 për qind duke shkuar në 4,63 lekë për minutë nga 10.5 që janë aktualisht.

Po ashtu pritet që në janar të vitit të ardhshëm të ofrohet shërbimi i portabilitetit të numrit, që më konkretisht do të thotë se çdo abonent mund të ndryshojë kompaninë pa ndryshuar numrin e tij personal.

Lajmet e fundit>