Lajmet

Privacy Badger ju mbron nga përgjimet online

May 11 2014
0 Shpërndarje
Privacy Badger ju mbron nga përgjimet online

uiwatnmomzupvqm2jnw7Firefox/Chrome: Ju tashmë mund ta dini që çdo kush është duke u përgjuar në internet dhe ka shumë mjete dhe programe për të ju mbrojtur.

Fondacioni për Kufij Elektronik (EFF) është duke ofruar një mjet të ri, Privacy Badger, që analizon dhe bllokon automatikisht ndjekjen e palës së tretë.

Privacy Badger është i ngjashëm me Disconnect, Ghostery dhe Adblock Plus, por ai përdor një qasje më ndryshe (dhe përpiqet që të kombinojë të gjitha shtojcat në një). Në vend se ta mbajë një listë të zezë me shërbimet që mund të ju ndjekin, të cilat shërbime shikojnë se çfarë përmbajtje shfletoni në internet, Privacy Badger automatikisht i bllokon të gjitha informacionet unike identifikuese për sistemin tuaj.

Shtojca po ashtu e bën këtë gjë pa i bllokuar faqet që i vizitoni, kështu që nëse e vizitoni për shembull faqen PCWorld.al, ajo shtojcë do të ndërpres efikasitetin e çfarëdo përgjuesi duke mos e penguar mundësinë e shfletimit të faqes.

EFF thotë që Privacy Badger nuk është shtojcë që bën bllokimin e reklamave, por do të shihni edhe largimin e disa reklamave kur ta instaloni (sepse të gjitha përfshihen në kategorinë e përmendur më lart).

Privacy Badger është për momentin në fazën testuese beta dhe mund ta testoni atë për Chrome ose Firefox duke shkuar tek kjo lidhje. Sapo ta instaloni, ju mund ta klikoni ikonën në shiritin tuaj të mjeteve në çfarëdo kohe për të parë gjërat që janë lejuar (me ngjyrë të gjelbër), gjërat e bllokuara (me ngjyrë të kuqe), ose gjërat në listën e vet të bardhë që janë të nevojshme për funksionim të faqes – por të cilave iu është pamundësuar përgjimi i veprimtarisë suaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>