Ja se si

Probleme me Mac: Çfarë të bëni kur kompjuteri juaj nuk ndizet

Mar 3 2013
0 Shpërndarje
Probleme me Mac: Çfarë të bëni kur kompjuteri juaj nuk ndizet

Një nga gjërat më të frikshme që mud t’iu ndodh kompjuterit tuaj Mac është pamundësia për ta ndezur atë. Ju shtypni butonin e ndezjes edhe asgjë nuk ndodh, as muzika e ndezjes së kompjuterit apo asnjë dritë, asgjë. Në raste të tilla ju mund të merrni disa masa para se të shkoni tek dyqani i afërt i Apple që pavarsisht shpeshtësisë së ndodhjes së difektit mund të ketë një zgjidhje shumë të thjeshtë.

Elektriciteti

Fillimisht sigurohuni që Mac po karikohet, pra lidhet me energjinë. Për këtë ju duhet të gjurmoni të gjithë rrjedhën e energjisë deri tek kompjuteri juaj. Pra sigurohuni që i keni vendosur mirë në prizë edhe gjithashtu kabllin e keni vendosur në portën e duhur. Gjithashtu sigurohuni që nëse jeni duke përdorur një prizë shtesë apo një UPS, të jenë të lidhura edhe të ndezura. Sigurohuni që çdo balancues energjie që të përdorni ta keni ndezur.

Nëse prizat edhe lidhjet e kabllit janë në rregull atëherë sigurohuni nëse kordoni i energjisë ka ndonjë dredhim, është çarë apo ka ndonjë dëmtim tjetër sepse këto dëmtime mund të ishin problemi.

Probleme me periferikët dhe butona jofunksional

Hiqni nga priza çdo gjë që të keni përveç kabllit të energjisë, miut, tastirës nëse janë me kabëll, apo monitorit, dhe shtypni butonin e ndezjes përsëri. Nëse kompjuteri ndizet atëherë ju e kuptni që problemin e kishin pajisjet perferike.

Nëse prap nuk ndizet atëherë do ishte me vend nëse do mundoheshit të fshihnit kontrolluesin e menaxhimit të sistemit(SMC) të Mac, një çip që menaxhon një numër funksionesh harduerike- përfshirë edhe operimin e butonit të ndezjes.

Superkompjuteri Titan arrin 20 petaflops fuqi përpunimi

Gjendja e baterisë

Nëse keni një laptop Mac, bateria duhet ti zgjasë edhe kur kemi ndërprerje të energjisë, pra gjersa keni energji nga bateria ju nuk mund të dini nëse kompjuteri juaj ka një problem në lidhje me energjinë elektrike. Provoni të gjitha udhëzimet e mësipërme, por gjishashtu shihni adaptuesin e energjisë. Nëse keni një kabëll AC të lidhur me adaptuesin sigurohuni që të jetë i lidhur mirë. Nëse keni akses në një adaptues tjetër AC atëherë provojeni edhe do të shihni nëse adaptuesi origjinal ishtë i dëmtuar apo ka një problem Mac në vetvete.

10 arsyet pse kompjuterët e tavolinës do të jenë gjithmonë të nevojshëm

Kur është koha për profesionistë

Nëse akoma nuk e keni gjetur zgjidhjen atëherë është koha për ndihmë nga profesionistët. Arsyet si dështim logjik të komponentit të bordit apo probleme me furnizuesin e energjisë kërkojnë ndërhyrje profesioniste edhe prandaj Dyqanet Apple të autorizuar si qendra riparimi do të jenë në gjendje të diagnostikojnë problemin dhe ta rregullojnë atë. (PCWorld Albanian)

Mac

Tags >

Mac
Lajmet e fundit>