Vëzhgim

Probleme në furnizim, iPad 3 mund të vonohet!

Aug 16 2011
0 Shpërndarje
Probleme në furnizim, iPad 3 mund të vonohet!

Megjithatë, thashethemet e reja që tanimë janë duke qarkulluar në internet, sugjerojnë se zinxhiri furnizues mund të ketë ndikim në datën e lansimit të iPad 3, që nënkupton se mund të ketë shtyrje lansimi në treg deri në vitin 2012. 

Burime të afërta me zinxhirin furnizues të Apple kanë shpjeguar për DigiTimes se Apple ka anuluar orarin e saj furnizues për iPad  që ishte paraparë për gjysmën e dytë të vitit 2011, ndërsa disa raporte tjera kanë sinjalizuar se edhe procesori i ri Apple A6 nuk do të jetë gati deri në vitin 2012…

Paneli 9.7 inç i iPad  pritet të veçohet me një rezolucion prej 2,048 x 1,536 piksela, dhe si i tillë mund të jetë arsyeja kryesore e vonesës në furnizim, panele të cilat ofrohen nga Sharp dhe duhet të prodhohen me miliona. Gjersa në anën tjetër, Samsung Electronics dhe LG Display nuk ishin në gjendje të ofrojnë të njëjta ekrane të definicionit të lartë. 

Çështje tjera të ndërlidhura me iPad 3 janë edhe mbështetja për ngjyra të shumta dhe fortësia e tij, që sipas të gjitha gjasave duket se kanë rënë në kundërshtim me teknologjinë e kufizuar të paneleve. /pcworldalbanian. 

Lajmet e fundit>