Harduer

Probleme serioze me Nexus 6P, mijëra telefonë nuk ndizen

Jan 5 2017
0 Shpërndarje
Probleme serioze me Nexus 6P, mijëra telefonë nuk ndizen

google-nexus-6p-2069-001Kohët e fundit shumë postime janë bërë në forumet XDA dhe në Reddit me përdorues që po përballen me një “boot të vdekjes” në telefonat e tyre Nexus 6P. Pajisjet e tyre e bëjnë veten të papërdorshëm papritur dhe nuk munden që të arrijnë që ti rikthejnë edhe një herë në përdorim duke ngarkuar imazhe fabrike në to. Shumë Nexus 6P-të nuk munden as të ndizen në “recovery mode”.

Pajisja ndizet dhe paraqet logon e Google dhe nuk shkon më tej. Animacioni Android i boot nuk tregohet kurrë. Pastrimi i cache, rikthimi në gjendjen fillestare dhe rivendosja e sistemit të operimit nuk e rregullojnë këtë problem.

Kur u paraqit për herë të parë?

Viktimat e para raportuan problemin Bootloop diku rreth versionit Android 7.0 DP 2. Që atëherë sasia e telefonave të bërë të papërdorshëm është rritur.

Statistikë

Një pyetësor u bë dhe shumë pronarë të telefonave që po përjetojnë këtë problem (bootloop of death) morën pjesë në të. Klasifikimi i këtyre telefonave duke u bazuar në sistemin operativ është si me poshtë:

Android 7.0 i Qëndrueshëm : 19.4%

Android 7.11 DP 2 : 25.8%

Android 7.1.1 i Qëndrueshëm : 40.3%

Sa telefona të prekur nuk munden të ndizen në recovery?

57% e pajisjeve të prekura nuk munde të ndizen as në recovery.

Nuk ka pasur asnjë deklaratë apo fjalë për sa i përket këtij problemi që filloi të shfaqej papritur që kur filloi të bëhej përditësimi me Android 7.x.x. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nexus 6P
Lajmet e fundit>