Siguri

Probleme sigurie për Facebook

Mar 4 2009
0 Shpërndarje
Probleme sigurie për Facebook

altSipas kompanisë për siguri Trend Micro, Facebook ka qenë viktimë e problemeve të ndryshme të sigurisë gjatë javës së kaluar.

Sipas Trend Micro katër aplikacione nga rrjeti social u bënë të mundshme së bashku me një variacion të Koobface virus. Ky lloj virusi është vërejtur për herë të parë gjatë fundit të vitit të kaluar, pasi i drejtonte përdoruesit në një faqe të rrejshme e të ngjashme si Youtube duke i inkurajuar ata të instalojnë programe të infektuara.

Dy nga aplikacionet e Facebook janë shkarkuar nga përdoruesit duke përfshirë edhe Facebook closing down dhe Error Check System.

Duke i shkarkuar aplikacionet, përdoruesit u japin hakerëve qasje në profil dhe informacione personale. Pastaj ata dërgojnë mesazhe të rrejshme tek shokët e përdoruesve, duke i inkurajuar ata që t’i shkarkojnë aplikacionet.

Rik Ferguson, këshilltar sigurie në Trend Micro i ka thënë televizionit BBC se kjo ka qenë një javë e keqe. Ai po ashtu thotë se hakerët janë duke përgatitur aplikacione që në shikim të parë nuk duken si infektuese, ndërsa pohon se këto lloj aplikacionesh do të paraqiten shumë shpejtë.
 

 

Lajmet e fundit>