Harduer

Problemet e para me iPhone 4

Jun 24 2010
0 Shpërndarje
Problemet e para me iPhone 4

Disa pronarë të rinj të iPhone 4 kanë paraqitur fotografi të linjave të erdha apo njolla në ekranin “revolucionar” retina të iPhone. E disa të tjerë kanë raportuar probeme me valë kur mbajnë në pjesët anësore celularin, ku konkretisht shtresa metalike që rrethon celularin sillet si antena e tij.

Apple zyratrisht nuk ka dhënë ndonjë koment rreth këtyre problemeve me iPhone 4, e ska pasur përgjigje të pastër as nga dy dyqanet e Apple në zonën e Los Angelesit.

Një punëtore e një dyqani të Apple tha se ky problem mund të jetë për shkak të kontaktit të lëkurës me shtresën metalike, por theksoi se Apple shet mbështjellës special që mbulojnë pjesën e pasme dhe pjesët anësore të celularit, e madje MacRumours pretendon se kjo realisht rregullon çështjet problematike.

Në disa forume të internetit si përgjigje për rregullim është ofruar, rregulllimi i të dhënave të rrjetit të celularit apo ndezja e modusit airplane dhe më pas fikja e tij, por kjo nuk mund të jetë zgjidhje për secilin dhe nuk është e qartë nëse rregullimi është permanent. Në anën tjetër ka edhe përdorues që thonë se lagështia e duarve mund të jetë shkaku dhe rekomandohet përdorim me duar të thara…

Por kolegët tanë në SHBA, përkatësisht Jared Newman nga PCWorld thekson se edhe AT&T është duke pasur probleme me rrjetin për shkak të aktivizimeve të shumta të celuarëve. “Më është dashur të përdor celularin e gruas për të kryer punë” thekson ai.

image

Për sa i përket problemeve me njolla në ekran, sipas forumeve të AppleInsider këto njolla do të largohen automatikisht. Aty thuhet se Foxconn ka dërguar iPhone-t e rinj aq shepjt sa që faktori ngjitës i përdorur në xhamin e iPhone 4 nuk është evaporuar plotësisht në celularët e rinj. Disa anëtarë të MacRumors theksojnë se njollat po largohen e dirsa të tjerë thonë se ato paraqiten pas përdorimit të shpeshtë.

Lajmet e fundit>