Lajmet

Problemet ekzistuese në siguri u japin “zemër” hakerëve të rinj

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
Problemet ekzistuese në siguri u japin “zemër” hakerëve të rinj

Sipas raportit të fundit Gjendja e Sigurisë së Softuerit (SoSS) nga Vercode, paaftësia e industrisë së softuerëve për të reduktuar numrin e vrimave të sigurisë në kodin e vet është duke iu dhënë motiv “hakerëve ditorë”, kriminelë të cilët mund të shfrytëzojnë dobësitë me një minimum të shkathtësive teknike.

Nga 22,430 aplikacione e paraqitura në shërbimin për analizim të kodit në tre 18 mujorë deri në qershorin e vitit 2012, vetëm 13 për qind e aplikacioneve në ueb ishin në gjendje që të kalojnë listën OWASP Top 10 të problemeve me siguri.

Kur bëhet fjalë vetëm për aplikacionet, vetëm 31 për qind përbënin listën CWE/SANS Top 25, që paraqet një rënie sa i përket vlerës në krahasim me raportin SoSS të kryer herën e kaluar, sugjeron Veracode.

Megjithatë, përqindja e aplikacioneve që përmbajnë probleme të zakonshme por serioze si SQL injection mbetën me përqindje të njëjtë prej 32 për qind.

Me pak fjalë, këto vrima në siguri paraqesin një zhvillim softuerik të dobët dhe jo të sigurt që paraqesin një problem prej vitesh, pasi industria ishte supozuar se duhej të fillonte të rregullonte këtë problem.

Vjedhjet e të dhënave ishin pasoja të paevitueshme. (PCWorld Albanian)

soss

Tags >

haker
Lajmet e fundit>