Lajmet

Problemet me piraterinë, mbyllet uebfaqja NBZMatrix

Dec 11 2012
0 Shpërndarje
Problemet me piraterinë, mbyllet uebfaqja NBZMatrix

Një nga shërbimet më të përdorura Usenet u mbyll me dëshirën e vet për shkak të problemeve që kishte me ligjet kundër piraterisë.

Sipas pronarit të faqes, i cili postoi një letër lamtumire, një urdhër DMCA ishte postuar sipas një kërkese të shumë kompanive duke përfshirë këtu Sony Pictures dhe Warner Bros.

Problemi me piraterinë kishte sjellë gjithashtu vështirësi me sistemin e pagesave. Kostoja e faqes ishte shumë e madhe dhe për shkak të problemeve me DMCA uebfaqja u bë shumë e vështirë për tu mbajtur.

NBZMatrix ishte shumë e famshme në komunitetin Usenet dhe ishte një mënyrë shumë e lehtë për të gjetur materiale.

Me sa duket lufta e egër kundër piraterisë po vazhdon me ritme të larta. (PCWorld Albanian)

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>