Biznes

Problemet në qendrën e të dhënave të Amazon nxjerrin offline Quora dhe Trello

Mar 1 2017
0 Shpërndarje
Disa faqe të profilit të lartë dolën offline ditën e Marte pas një problemi madhor që preku një prej qendrave kryesore të të dhënave të Amazon në SHBA. Problemet në qendrën e të dhënave të Amazon nxjerrin offline Quora dhe Trello Photo Source: Getty Images

Amazon Web Services (AWS) ofron servera cloud me qira për firmat të cilat mund të hostojnë të dhëna në internet pa pasur nevojë të investojnë direkt në infrastrukturat e tyre.

Sajtet si Quora, një forum Pyetje-Përgjigje, dhe Trello e cila ndihmon përdoruesit me produktivitetin nuk mund të përdoreshin.

Pas disa orësh punë, Amazon tha se kishte eliminuar problemin. Slack ishte ndër shërbimet të cilat u prekën gjithashtu nga ngjarja në fjalë.

AWS u shërben mese 150,000 sajteve dhe shërbimeve në mbarë botën dhe kryesisht në SHBA. Netflix, Spotify dhe Airbnb janë disa prej emrave të mëdhenj që përdorin shërbimin.

Ky është një sektor ku Amazon konkurron me Google dhe Microsoft. /PCWorld Albanian

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>