Lajmet

Problemi më i madh i sistemit Android 4.2: Muaj dhjetor

Nov 20 2012
0 Shpërndarje
Problemi më i madh i sistemit Android 4.2: Muaj dhjetor

Android 4.2, i njohur ende me emrin Jelly Bean është vërtet shumë i këndshëm. Keni kamerën e fotove sferike, tastierën Gesture etj.

Por, ka diçka që ndoshta edhe ju mund ta keni vënë re se mungon në këtë sistem. Android Jelly Bean 4.2 nuk e di se çfarë është dhjetori! Ky mundim, në fakt, nuk gjendet kudo. Për shembull, Google Calendar është në rregull.

Problemi ndodh me aplikacionin People, ku të gjitha datat e rëndësishme që bien brenda muajit dhjetor do të anashkalohen, pasi dhjetori thjesht nuk ekziston.

Gizmodo e ka verifikuar këtë mungesë edhe në Nexus 4, 7 dhe 10 dhe mesa duket është një problem universal mes këtyre pajisjesh.

Me lajmet që kanë filluar të qarkullojnë në internet lidhur me këtë çështje, të jeni të sigurte se në përditësimin e radhës ai do të rregullohet, por ndërkohë, përdoruesit e Android-it do të vazhdojnë të “jetojnë” në një botë pa Krishtlindje. Nëse ndodh në aplikacionin People, atëherë mund të shfaqet edhe diku tjetër.

Nëse keni një celular me Android 4.2 mund ta testoni vetë këtë problem. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>