Lajmet

Procesi i ri mundëson ekrane transparente LED

Aug 23 2009
0 Shpërndarje
Procesi i ri mundëson ekrane transparente LED

Shkencëtarët kanë përpunuar një mënyrë të re për të prodhuar ekrane me përmasa të mëdha me të cilat mund të vishet një autobus i tërë. Keto panele janë gjithashtu transparente. Në këtë mënyrë, është e mundur të vendosen video reklama në një autobus që duken nga jashtë por janë transparente nga brenda, pak a shumë si adezivi i përdorur në fotot e stampuara sot.

Projekti ka qënë pjesërisht i financuar nga Ford. Kompania ishte e interesuar në prodhimin e dritave që do të ndiqnin formen e makinës por teknologjia mund të ketë shumë fusha përdorimi si në mjekësi.

Teknologjia aktuale përdor përdor materiale inorganike të cilat renditen një-nga-një me një krah robotik për të krijuar një panel LED. Arritja e vërtetë ishte sepse LED-ët fillimisht renditen në një film të hollë i cili tretet në një substancë kimike. Pasi filmi tretet, me LED-ët e tretura mund të lyhen sipërfaqe si xham, plastikë, gomë etj, njësoj si përdoret ngjyra. Pas kësajë, çdo LED mund të lidhet në një proces standart për të krijuar mundësinë e furnizimit me rrymë.

 

Lajmet e fundit>