Harduer

Procesorët AMD Ryzen në shitje nga data 2 Mars, sfidojnë procesorët Intel në performancë dhe kosto

Feb 22 2017
0 Shpërndarje
Ryzen ka mbërritur. Pas një pritjeje të gjatë procesorët Ryzen dalin në shitje më 2 Mars me një premtim të madhe: Më shumë performancë sesa procesorët Intel por me gjysmën e çmimit. Procesorët AMD Ryzen në shitje nga data 2 Mars, sfidojnë procesorët Intel në performancë dhe kosto

Ekzekutivët e kompanisë prezantuan ditën e sotme tre procesorët desktop të cilët do të sulmojnë modelet Core i7 të rangut të lartë. Procesori më i fuqishëm Ryzen, modeli 1800K, do të kushtojë afro 500 dollar ndërsa rivali Core i7-6900 kushton 1,100 dollar.

Ashtu si Intel, procesorët e rinj të AMD përbëhen nga tre familje: Ryzen 7, Ryzen 5 dhe Ryzen 3. AMD sot publikoi detajet e procesorëve të rangut të lartë Ryzen 7 1800x, Ryzen 7 1700x dhe Ryzen 7 1700 të cilët kushtojnë 499 dollar, 399 dollar dhe 329 dollar respektivisht.

Modelet Ryzen 5 dhe 3 pritet të mbërrijnë nga fundi i vitit.

AMD Ryzen 7 1800x

Ka një fuqi prej 95 vatësh me 8 bërthama dhe 16 procese. Vjen me një frekuencë operimi prej 3.6 Ghz e cila mund të shkojë deri në 4Ghz falë teknologjisë Turbo. Testuar në Cinebench, procesori shënon 162 pikë për bërthamë, po aq sa edhe modeli 1,100 dollar Core i7-6900K.

Por kur të gjitha bërthama vihen në funksion, Ryzen 7 1800X mund Core i7-6900K me një avantazh prej 9% nga 1,601 pikë të shënuara.

AMD Ryzen 7 1700X

Konsumon 95 vat dhe përbëhet nga 8 bërthama dhe 16 procese. Operon në një frekuencë 3.4Ghz me Turbo që shkon deri në 3.8 Ghz. Sipas testimeve të Cinebench, ky procesor 399 dollarësh gjithashtu mund Core i7-6900K duke rezultuar 4% më i shpejtë.

AMD Ryzen 7 1700

Me një frekuencë bazë prej 3 Ghz dhe Turbo 3.7 Ghz, ky procesor konsumon 65vat. Sipas testimeve të AMD-së në Cinbench, procesori mund rivalin Core i7 7700K duke ofruar 46% më shumë performancë.

Kjo performancë e lartë e demostruar nga Ryzen ka vetëm një përgjigje, një dizajn i shkëlqyer. Që të tre procesorët mbështeten nga bordet e ASRock, Asus, Biostar, Gigabyte dhe MSI me një total prej 82 bordesh. Ky numër do të shkojë në 200 brenda fundit të vitit.

Cila do të jetë përgjigja e Intel?

Në të vërtetë kompania ka disa opsione e një ndërto është ulja e menjëhershme e çmimeve. Aktualisht sipas statistikave të paraqitura AMD ka një avantazh në bërthama procesorike. Por me teknologjitë Intel Optane dhe gjeneratën e 8-të, kompania nuk ka për tu nënshtruar përpara AMD.

Derisa procesorët Ryzen të jenë të disponueshëm për tu testuar nga të gjithë, nuk kemi për të mësuar sesa sa konkurrues janë. Për momentin, pritshmëritë janë të larta. Ryzen padyshim është procesori më kompetitiv i kompanisë prej dekadash. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>