Harduer

Procesorët e Intelit, Pentium, mbushin 20 vjeç

Mar 23 2013
0 Shpërndarje
Procesorët e Intelit, Pentium, mbushin 20 vjeç

Linja e famshme e procesorëve Intel filloi 20 vjet më përpara, me nxjerrjen e Pentium 60.

Çipi shfrytëzonte një socket4 me 5-volt të Intelit, ishte ndërtuar me një proces 800 nanometra dhe kishte 3.1 milionë tranzistorë. Sa për krahasim, procesorët Ivy Bridge përdorin 22 nanometra dhe kanë 1.4 miliardë tranzistorë. Siç raporton ExtremeTech, procesorët e hershëm Pentium nuk ishin ndonjë gjë speciale.

Në fakt brezi i parë ishte pak më i shpejtë se çipet 486DX të cilat zëvenësoi. Nuk ishte deri në kohën e Pentium 3 para se kompania të gjente veten në këtë fushë duke ua kaluar rivalëve AMD dhe Cyrix me lehtësi.

Gjithsesi Pentium 4 u pa si një hap mbrapa. Arkitektura ishte e krijuar për fiksime orësh shumë të larta, por problem ishte se nxeheshin jashtë mase, gjë që do të thotë që u duhej një ftohës shumë i madh dhe një ventilator shumë i zhurmshëm për tu mbajtur nën kontroll.

Ky gabim e lejoi AMD të dalë përpara në fushën e përformancës me linjë e vet Athlon për vite me rradhë. Intel e gjeti përsëri udhën me daljen e arkitekturës Core në 2007.

CES 2013: Qualcomm prezanton gjeneratën e ardhshme të procesorëve mobil

Fakt interesant është se kjo platformë bazohej në të njëjtën arkitekture P6 që përdorej në Pentium Pro në 1995.

Pjesa tjetër dihet nga të gjithë, suksesi jashtëzakonisht i madh i kompanisë me platforma të tjera si Sandy Bridge dhe Ivy Bridge. (PCWorld Albanian)

Intel procesor

Lajmet e fundit>