Harduer

Procesorët e rinj Intel do të shtojnë rezistencën e baterisë tek laptop-ët me 50%

May 25 2013
0 Shpërndarje
Procesorët e rinj Intel do të shtojnë rezistencën e baterisë tek laptop-ët me 50%

Familja e ardhshme e procesorëve Intel të koduar me emrin “Haswell” krahasuar me paraardhësit e tyre “Ivy Bridge ”do të shtojnë me 50% jetëgjatësinë e baterive tek laptopët.

Këta procesorë janë dizajnuar enkas për laptopët dhe tabletët me qëllim konsumimin sa më të vogël të baterisë. Sipas Rani Borkar, zv.president i grupit arkitekturor në Intel, shtimi i jetëgjatësisë në bateri nuk do të shoqërohet me kosto performance, madje në gjendje qetësie do të jetë e mundur që jetëgjatësia e baterisë të jetë përmirësuar deri në 20 herë. Përmirësimet janë vitale për kompaninë Intel si dhe për partnerët prodhues të kompjuterëve.

Shitjet e kompjuterëve janë në nivelet e tyre më të ulëta pasi përdoruesit kanë kaluar në blerjen e tabletëve dhe smartfonëve duke lënë disi pas dore kompjuterët mobile.

Procesorët Haswell pritet që të lançohen muajin tjetër. Një prej qëllimeve të krijimit të këtyre procesorëve lidhet me plotësimin e hendekut që ekziston midis laptopëve dhe tabletëve duke ofruar bateri më rezistente si dhe ekrane me prekje apo tastiera portative.

Intel ka përshtatur procesorët për tu përdorur edhe tek tabletet megjithatë në këtë rast nuk është se jetëgjatësia e baterisë do të ketë përmirësim të konsiderueshëm, por pajisja e tabletëve me procesorë Intel do të ndikojë në rritjen e performancës.

Përmirësimet e procesorëve Intel vijnë si rezultat i përmirësimit të lidhjeve që do të thotë se transferimi i të dhënave realizohet shumë më shpejt, konsolidimit të rregullatorëve të voltazhit.

Ndikim të pjesshëm ka edhe njësia e menaxhimit të energjisë që përshtat në mënyrë dinamike konsumimin e energjisë në pjesë të ndryshme të procesorit duke reduktuar kështu harxhimin e energjisë. (PCWorld Albanian)

procesor intel

Lajmet e fundit>