Harduer

Procesorët e rinj të Qualcomm premtojnë më shumë performancë për telefonët me kosto të ulët

May 9 2017
0 Shpërndarje
Të prezantuar ditën e Marte, dy procesorët që kompania dëshiron ti quajë platformë do të jenë pasardhësit e Snapdragon 625 dhe 652 të përdorur në modelet Moto G5 Plus. Procesorët e rinj të Qualcomm premtojnë më shumë performancë për telefonët me kosto të ulët

Diferencat mes telefonëve të rangut të mesëm dhe atyre premium pritet të ngushtohen. Dhe kjo e gjitha falë procesorëve të rinj Snapdragon 630 dhe 660 të Qualcomm.

Të prezantuar ditën e Marte, dy procesorët që kompania dëshiron ti quajë platformë do të jenë pasardhësit e Snapdragon 625 dhe 652 të përdorur në modelet Moto G5 Plus.

Ato premtojnë LTE dhe Wi-Fi më të shpejtë, një procesor më të mirë fotografik për kamerat deri në 24-megapiksel, procesor dhe grafika më të shpejta si dhe Qualcomm Quick Charge 4.0.

Snapdragon 630 dhe 660 bazohen mbi arkitekturën 14 nanometër e përdorur në gjeneratën më të fundit të procesorëve si Snapdragon 820 dhe 821, dhe mund të kapin video 4K. Snapdragon 660 mund të pasqyrojë në ekrane Quad-HD 25,60×1,440 piksel.

Produktet e reja vinë në një kohë kur prodhuesit po përballet me Apple në një betejë ligjore lidhur me tarifat e licencimit. Prodhuesi i iPhone kërkon 1 miliard dollar nga Qualcomm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>