Harduer

Procesorët Threadripper të AMD-së janë deri në 1,000 dollar më lirë sesa Core i9

Jul 13 2017
0 Shpërndarje
Një nivel më poshtë dhe Threadripper 1920x me 12 bërthama kushton 400 dollar më pak sesa modeli 12 bërthamësh Core i9-7920X dhe 600 dollar sesa modeli 14 bërthamësh Core i9-7940X. Procesorët Threadripper të AMD-së janë deri në 1,000 dollar më lirë sesa Core i9 Photo Source: AMD

AMD zbuloi ditën e sotme çmimet e procesorit Threadripper duke ndjekur të njejtën strategji të procesorëve Ryzen.

Ditën e Enjte AMD publikoi jo vetëm çmimet por edhe numrat e modeleve të procesorët dizajnuar për entuziastët e lojërave dhe profesionistët.

  • Threadripper 1950X: 16 bërthama, 32 procese, 3.4 Ghz kushton 999 dollar
  • Threadripper 1920X: 12 bërthama, 24 procese, 3.5 Ghz kushton 799 dollar

E thënë ndryshe do të paguani 700 dollar më pak për 1950X krahasuar me modelin 16 bërthamësh dhe 32 procesesh Core i9-7960X dhe 1,000 dollar për modelin 18 bërthamësh dhe 36 procesesh Core i9-7980XE.

Një nivel më poshtë dhe Threadripper 1920x me 12 bërthama kushton 400 dollar më pak sesa modeli 12 bërthamësh Core i9-7920X dhe 600 dollar sesa modeli 14 bërthamësh Core i9-7940X.

AMD tha se procesorët e rinj Threadripper do të jenë të disponueshëm për motherboardet tuaja në ditët e para të Gushtit. Kompania gjithashtu tha se porositë për sistemet Alienware Area-51 fillojë më 27 Korrik. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>