Harduer

Procesorët Zen të AMD-së do të quhen Ryzen

Dec 14 2016
0 Shpërndarje
Procesorët Zen të AMD-së do të quhen Ryzen

amd-zen-december-2016-update_final-for-distribution-24-800x450-800x450Arkitektura e re AMD-së dhe shpresa e vetme e kompanisë ndaj gjigandit Intel e cila njihej prej kohësh si Zen, do të quhet Ryzen. Ky lajm vjen nga vetë Advanced Micro Systems ndërsa afrohet daljes në treg të modeleve të para.

Njëkohësisht kompania vendosi të ndajë me ne disa detaje interesante rreth specifikave të procesorëve të cilët kanë qenë engimë që prej një viti.

Modelet e para do të jenë procesorë desktop të rangut të lartë me 8 bërthama dhe 16 procese ose siç njihet ndryshe “Threads”. Nën familjesn Summit Ridge, këto procesorë do të kenë frekuencë fillestare prej 3.4 Ghz.

Edhe pse nuk është aq i shpejtës se procesori më i fundi i Intel, katër bërthamëshi Core i7-6700K me frekuencë 4Ghz, është mëse kompetitiv kur na vinë në mendje procesorët Broadwell-E të cilët kanë 8 bërthama dhe 16 procese me frekuencë 3.2 Ghz.

Megjithatë frekuenca nuk është e gjitha sepse procesorët Ryzen premtojnë deri në 40% instruksione në sekond më shumë sesa Bulldozer.

Ryzen do të mbërrijë së bashku me një çip të ri, AM3, i cili do të ofrojë mbështetje për shumë teknologji që kompjuterat me procesorë Intel tashmë i kanë si DDR4, PCIe3, USB 3.1 dhe memorje NVM3.

AMD thotë se AM4 është ndërtuar për të vënë në funksion procesorë të shumëfishtë të gjeneratave të ndryshme. AMD zgjodhi të heshte për koston e procesorëve Ryzen dhe datën ekzakte.

Nëse AMD arrin bëjë të mundur për masat procesorin 8 bërthamësh, të paktën në aspektin financiar, lehtësisht do të sfidojë superioritetin në performancë të Intel. (PCWorld Albanian)

Tags >

AMD
Lajmet e fundit>