Harduer

Procesori me 18 bërthama Core i9-7980XE debuton në 25 Shtator për 2,000 dollar

Aug 8 2017
0 Shpërndarje
Sakaq më 28 Gusht pritet prezantimi i Core i9-7920X me 12 bërthama dhe 12 threads. Përveç datave të debutimit Intel dha detaje edhe rreth frekuencave të operimit. Procesori me 18 bërthama Core i9-7980XE debuton në 25 Shtator për 2,000 dollar Photo Source: Intel

Procesori montruoz Intel Core i9-7980XE me 18 bërthama dhe 36 threads debuton më 25 Shtator për 2,000 dollar tha kompania.

Ai do të shoqërohet nga dy modele të tjera, Core i9-7960X me 16 bërthama dhe 32 threads dhe Core i9-7940X me 14 bërthama dhe 28 threads.

Sakaq më 28 Gusht pritet prezantimi i Core i9-7920X me 12 bërthama dhe 12 threads. Përveç datave të debutimit Intel dha detaje edhe rreth frekuencave të operimit.

Konkretisht Core i9-7980XE do të ketë një frekuencë bazë prej 2.6 Ghz, Turbo 2.0 prej 4.2 Ghz dhe Turbo 3.0 4.4 Ghz. Ai përmban 24.75 megabajt Cache, 44 PCIe dhe konsum prej 165 vatësh.

Të njëjta frekuenca Turbo vlejnë edhe për procesorët e tjetër me një diferencë prej 100 Mhz megjithëse modeli Core i9-7940X ka frekuencë bazë 3.1 Ghz.

Procesorët e ri vinë pas debutimit të Core i9-7900X dhe platformës X299 gjatë muajit Korrik. Sipas testimeve Core i9-7900X ishte procesori më i shpejtë por shumë prapa AMD Ryzen kur krahasohet në çmim.

Por krahas modeleve Ryzen, AMD ka përgjigjen për linjën Core i9 dhe quhet Threadripper(http://bit.ly/2hFN4Bt). Procesori më i fuqishëm i kësaj linje është modeli me 16 bërthama dhe 32 threads. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>