Harduer

Procesori AMD Ryzen Threadripper 1950X arrin frekuencë rekord prej 5.2 Ghz

Aug 1 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë çipi me 16 bërthama shkoi përtej asaj që pritej nga XFR. Frekuenca e bërthamave u rrit gradualisht ndërsa u rrit edhe voltazhi i bordit. Procesori AMD Ryzen Threadripper 1950X arrin frekuencë rekord prej 5.2 Ghz

Gjatë konferencës SIGGRAPH 2017 ku debutuan grafikat e reja Radeon RX Vega (http://bit.ly/2f4KSTa) dhe procesori i ri Threadripper (http://bit.ly/2vj6q4A), kompania mbajti disa sesione të veçanta kur demostroi fuqinë e Threadripper 1950X.

Ekipi i AMD i specializuar në përshpejtimin e procesorëve përdori nitrogjen të lëngshëm për ftohje në një ambient të kontrolluar, prandaj këto shpejtësi të arritura nuk janë të munduara me pak modifikime nga shtëpia.

Procesori ka një frekuencë bazë prej 3.4Ghz dhe turbo prej 4.0 Ghz. Megjithatë frekuenca maksimale mund të arrijë deri në 4.2 Ghz falë teknologjisë Extended Frequency Range (XFR) të procesorëve Zen.

Megjithatë çipi me 16 bërthama shkoi përtej asaj që pritej nga XFR. Frekuenca e bërthamave u rrit gradualisht ndërsa u rrit edhe voltazhi i bordit.

Në fazën e parë u arrit një frekuencë prej 4.8Ghz dhe një rezultat rekord të performancës prej 3,688Cinebench.

Më pas ekipi arriti tjetër rekord, procesori shkoi në 5.2 Ghz dhe shënoi rezultat 4,122 pikëCinebench. Përpara se të mbahej ky sesion, maksimumi që procesori 16 bërthamësh kishte arritur në Cinebench ishte 2,867.

AMD ka prezantuar zyrtarisht tre procesorë Threadripper (http://bit.ly/2vjbIx8): 16 bërthamëshi 1950, 12 bërthamëshi 1920 dhe 8 bërthamëshi 1900. Në javët në vijim pritet një duel i madh mes AMD dhe Intel me procesorët e tyre 8, 12 dhe 16 bërthama. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>