Harduer

Procesori i ri AMD “Vishera” FX-8350, arrin rekord të ri botëror

Nov 21 2012
0 Shpërndarje
Procesori i ri AMD “Vishera” FX-8350, arrin rekord të ri botëror

Komuniteti i përshpejtimit të procesorëve nuk po humb kohë, duke vendosur një AMD 8-core (me 8 bërthama) “Vishera” FX-8350 në punë, duke kapur rekordin botëror të frekuencës së CPU-së.

Domethënë, MSI u shfaq në një konferencë për shtyp duke deklaruar se motherboard-i i saj 990FXA-GD80 përdorej nga një përshpejtues me 8.37GHz, dhe ishte e prezantuar…. 2 herë!

Rekordi i ri, të paktën për sot, qëndron në 8.67GHz, duke i dhënë Asus një grimcë të vogël të drejtash për të qenë më e mira.

Ashtu si dhe 2 rekordet e kaluara, Andre Yang shpërtheu kulmin e tij në FX-8350 vetëm me 2 nga 8 bërthamat të saj.

Ai përdori një motherboard Asus Crosshair V Formula Z 2GB të memories G.Skill DDR3, Nvidia GeForce GXT 680, dhe një sasi të madhe lëngu Azoti për t’a mbajtur të freskët, sidomos me të rrezikshmen vCore të 2.064V.

AMD vetëm kohët e fundit lançoi çipin e saj FX-8350, që vjen me bazë clock-u 4GHz dhe Turbo 4.2GHz.

Ajo ka 1.2 miliardë transistorë, 1 MB të kashes L2 dhe përshpejtimi i saj është goxha e mirë për një çmim të arsyeshëm, por këto lloj përshpejtimesh kërkojnë metoda ftohje të mira. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>